Flash News

KRYESORE

Tre të rinj dhe një i mitur, katër të vetëvrarë për 24 orë në Shqipëri

Tre të rinj dhe një i mitur, katër të vetëvrarë

Katër të rinj i kanë dhënë fund jetës gjatë 24 orëve të fundit duke u vetëvarur.

Mëngjesin e sotëm, policia njoftoi se në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja” është gjetur i vetëvarur në një pemë V.F, 35 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Po sot, rreth orës 06:25, përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, në periferi të Korçës, është gjetur i vetëvarur po në një pemë, I.M. 24 vjeç, banues në Korçë.

Në Vlorë, pasditen e djeshme një i mitur 13-vjeçar i dha fund jetës me një armë zjarri pistoletë "TT". Ngjarja ndodhi në fshatin Fitore të Njësisë Administrative Novoselë të Vlorës.

Ndërkohë, pasditen e sotme, u gjet i varur nga familjarët e tij 31-vjeçari B.D. Familjarët kishin bërë denoncimin në polici për zhdukjen e tij një ditë më parë.

 

 

Të fundit