Flash News

KRYESORE

Tre thasë me drogë dhe 20 mijë euro, pranga të riut nga Korça

Tre thasë me drogë dhe 20 mijë euro, pranga të riut nga

Policia e Korçës ka vënë në pranga një person, pasi u kap me 46 kg kanabis në makinë, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjetën edhe 20 mijë euro.

Në sajë të këtij operacioni, u vu në pranga Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar "Ndjekja".

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare”, sqaron policia.

Të fundit