Flash News

KRYESORE

Tre vite së bashku te Lacio, megjithatë Cana ka një pikëpyetje për trajnerin Edi Reja

Tre vite së bashku te Lacio, megjithatë Cana ka një

Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana vlerëson trajnerin e ri të kuqezinjve, Edi Reja, me të cilin ka punuar te Lacio në sezonin 2011/12 deri në 2014-ën. I vetmi problem që konstaton Cana është fakti se Reja ka kryesisht eksperiencë vetëm në futbollin europian, përveç një përvojë në Kroaci me Hajdukun e Splitit.

"Eshtë një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin. Ne kemi pasur edhe Baric, por ky vjen me moshë më të madhe", theksoi Cana duke shtuar:

Kur një trajner ka një moshë 73-vjeçare dhe me përvojë, qëllimi është i qartë, të stabilizohet ekipi dhe të merret më e mira deri në nëntor, së paku. Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Por është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip", ka deklaruar Cana në emisionin Studio Champions League në Tring.

Reja zëvendësoi Panuçin në krye të ekipit kombëtar, pas shkarkimi të tij në ndeshjen me Turqinë. Synimi i teknikut Italian është kualifikimi në ‘Euro 2020’.

Të fundit