Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Tre vjetori i mesazhit kërcënues të Donald Lu për 140 deputetët e parlamentit: “Nëse s’votoni reformën…”
Si sot tre vite me parë, 140 deputet të parlamentit votuan nisjen e Reformës në Drejtësi. Bindja e ligjvënësve shqiptarë nuk ishte aq e lehte. Qe i nevojshem nje lobim i fortë i ambasadorit amarikan, Donald Lu, madje edhe një mesazh me përmbajtje kërcënuese që të gjithë, në resht të ngrinin lart kartonin jeshil duke nenkuptuar: "Duam Reformen ne Drejtesi".
Ish-deputeti i parlamentit, Agron Duka kujton se permbajtjen e mesazhit që erdhi në telefonin e tyre dhe që i detyroi të shkonin ne zyrat e Ambasades Amerikane. “I nderuar zoti Deputet! Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, Donald Lu!”, ishte ky mesazhi i dërguar nga amabsadori Donald Lu”, ka zbuluar Duka në një intervistë për Top Story më datë 2 tetor 2018.
Duka ka treguar detaje nga vizita te selia ne rrugen e Elbasanit.“Mua më ka ardhur një sms nga Ambasada Amerikane. Mua personalisht nuk më bëri përshtypje negative, sepse më ftuan pa temë. Shkova, takova dy punonjës të ambasadës, një takim kortezie me ambasadorin, shumë shkurt dhe ata dy punonjësit më thanë se duhet të votoni Reformën në Drejtësi sepse është reformë shumë, shumë e rëndësishme për vendin tuaj, Gjë të cilën unë nuk kisha shumë nevojë, sepse unë vetë isha përgatitur që Reforma në Drejtësi duhet të kalonte”, deklaroi Agron Duka.