“Trefishim i kushteve për negociatat”, Genc Pollo: Do i zbatojmë ne kur të vijmë në pushtet

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo reagoi lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Pollo, duke e quajtur vendimin e BE “sinjal shprese” në këtë periudhë të vështirë, shprehet se “ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria ka shumë kushte para se të nisë bisedimet e anëtarësimit”, shprehet Pollo.

“Janë trefishuar kushtet: nga 5 që iu vunë Edi Ramës në 2016 tashmë janë bërë 15 kushte. Thelbi i kushteve për nisjen e negociatave janë: zgjedhjet e lira e të ndershme, drejtësia e pavarur dhe funksionale, media e lirë dhe e pavarur, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të 15 kushtet për Shqipërinë janë probleme të krijuara ose të thelluara gjatë keqqeverisjes së Edi Ramës”, thotë Genc Pollo.

Ai shkon më tej, duke u shprehur se kushtet e lëna nga BE do të zbatohen nga opozita kur të vijë në pushtet. “Autori i këtyre problemeve as nuk don dhe as nuk di t’i zgjidhë ato. Por me ndryshimin që do të sjellin qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjitha kushtet do të zbatohen, njësoj siç bëmë kur hoqëm vizat, dhe negociatat do të nisin për të realizuar aspiratën e çdo shqiptari për Shqipërinë si Europa”, shkruan Pollo.

Vendimi i Bashkimit Europian për t’i hapur rrugën Shqipërisë drejt nisjes së negociatave të anëtarësimit është një…

Gepostet von Genc Pollo am Dienstag, 24. März 2020