Flash News

KRYESORE

Tregoi pse refuzoi mandatin, kandidates së PD i bie të fikët përpara Bashës dhe Kryemadhit

Në protestën që po zhvillohet sot përpara Parlamentit, janë kandidatët e PD dhe LSI, që refuzuan mandatet e deputetëve, ata që po flasin përpara qytetarëve.

Një prej kandidateve, pasi mbaroi fjalimin e shkurtër ku tregoi arsyet e refuzimit të mandatit, zbriti nga podiumi dhe pas disa sekondash humbi ndjenjat. Ngjarja ndodhi në një distancë shumë të vogël nga vendi ku ndodheshin kryetarët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Gruas i erdhën menjëherë në ndihmë personat e pranishëm, të cilët e qetësuan dhe arritën t’i kthenin vetëdijen. Pas disa minutash, ajo u largua nga turma për t’u qetësuar.

Nuk pranoi mandatin, kandidatja e PD në protestë: E refuzova se dua përfaqësues të denjë në parlament

Të fundit