Flash News

KRYESORE

‘Do tregonte sa para mori Saimir Tahiri’, financieri i ‘Habilajve’ dëshmon në Prokurorinë e Katanias

‘Do tregonte sa para mori Saimir Tahiri’, financieri i

Financieri i i grupit të Habilajve, Nazer Seiti ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Katanias pak kohë pas ekstradimit në shtetin italian. Mësohet se ai ka dhënë shpjegime dhe hollësira për organin e akuzës së Katanias në lidhje me aktivitetin e tyre në territorin shqiptar.

Ekstradimi i Seitit shkaktoi përplasje të forta mes institucioneve, madje sipas informacioneve që patën deklaruar eksponentët e opozitës, ai kishte vendosur të fliste kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjatë kohës që qëndroi në paraburgim në Shqipëri, Seitaj nuk dha ndonjë dëshmi për auteritetet shqiptare, madje avokati i tij, Detar Hysi pati thënë  se klienti i tij nuk ka njohje me disa prej të pandehurve. “Klienti im nuk ka kërkuar që të rrëfehet për çështjen Habilaj. Ai nuk e ka dhënë pëlqimin që të rrëfehet. Seiti nuk do të pranojë të rrëfehet as këtu, as në Itali,” pati deklaruar Hysi.

Të fundit