Flash News

KRYESORE

Tregu i lëvizshëm vendoset nëpër lagjet e Tiranës

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Urban në Bashkinë e Tiranës ka nisur të verë në zbatim projektin më të ri, Tregun e Lëvizshëm.

Ky treg ka për qëllim të lëvizë çdo ditë në lagje të ndryshme, duke sjellë produkte lokale pranë konsumatorëve. Eksperinca është e njohur në vendet e tjera.

Ditën e djeshme tregu lëvizi pranë ish–Fushës së Aviacionit në Njësinë nr.7, ku fermerët e Tiranës shitën prodhimet e tyre bujqësore.

Kjo është një mundësi e mirë dhe komode për të gjithë fermerët e fshatrave të Tiranës, pasi kështu mund t’i tregtojnë produktet e tyre larg papastërtive, duke ofruar më shumë siguri për konsumatorët.

Të fundit