Flash News

KRYESORE

Tregu i të përdorurave në Elbasan/ Ble xhaketë dhe gjen Swarovski

Tregu i të përdorurave në Elbasan/  Ble xhaketë dhe gjen

Ka plot vajza dhe gra frekuentojnë përditë ose sa herë munden tregun e të përdorurave.

Në Elbasan, ka disa pika ku shiten të tilla dhe mes tyre, u gjend dje, E.B., një grua me banim në këtë qytet.

Teksa ishte duke kërkuar në morinë e rrobave tëvjetra, gruaja pëlqeu dhe u fiksua pas një xhakete e cila ishte e një firme të njohur dhe shumë të shtrenjtë

Pasi bleu xhaketën dhe u kthye në shtëpi, siç rrëfen vetë gruaja në infoelbasani.al, ajo rendi drejt lavatriçes  për ta larë.

E ashtu siç bën përherë me rrobat që lan, para se ta fuste në lavatriçe, kontrolloi instinktivisht xhepat e xhaketës.

Ajo u befasua kur  pa unazën, por mendoi se ishte një nga ato imitimet e shumta. Gjithsesi me shpresën se do të ishte diçka e veçantë shkoi tek një argjendar, i cili i pohoi se ishte unazë me gur Zwarovski me vlerë rreth 600 mijë lekë të vjetra apo diku te 400-500 euro.

Të fundit