Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Treguesi se Basha nuk do të ‘papritura’ nga kandidatët, fitorja duhet të jetë plebishitare dhe jo ‘publiçitare’
Në fushatën e 2015-ës ka patur një moment kulmor që tregonte nivelin e kandidatëve që partitë kryesore kishin futur në garë. Kandidati i PS, sot kryebashkiak i Tepelenës, Tërmet Peçi, u shpreh se fitorja e kësaj partie do të ishte “publiçitare” duke e ngatërruar me fjalën “plebishitare”, dhe kaq mjaftoi që rrjetet sociale të merreshin çdo ditë me të.
Në fushatën e 2017-ës, kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkon të shmangë gafat e ngjashme me kundërshtarët politik. Në prezantimet e kandidatëve është vënë re se të gjithë mbajnë në duar një letër ku kanë shkruajtur fjalimin për qytetarët.
Kjo i jep siguri kandidatëve dhe Bashës jo vetëm për shmangur gafat, por edhe për të shprehur një mendim të qartë përpara njerëzve që mblidhen në sheshe për t’i dëgjuar, pasi pavarësisht përgatitjes intelektuale, komunikimi me publikun është një prej arteve më të vështira dhe jo çdokush mund ta zotërojë.
Kështu kanë vepruar kandidatët e PD në Vlorë, Nada Meçorapja dhe Agron Shehaj (në foto), por edhe në Shkodër, dhe në të gjitha ato qytete ku Basha ka hapur fushatën.