Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Trëndafili i bardhë’, ekspozitë për Mbretëreshën Geraldinë në Muzeun Historik Kombëtar
Në datën 2 tetor, në orën 19.00 do të zhvillohet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Trëndafili i bardhë - Geraldinë”, e cila paraqet jetën dhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë. Ekspozita vjen si bashkëpunim i Muzeut Kombëtar të Hungarisë dhe Ambasadës së Hungarisë në Tiranë.
Titulli i ekspozitës "Trëndafili i Bardhë" na kujton një episod nga jeta e Geraldinës në moshë të re. Në fillim të viteve 1920, qyteti piktoresk hungarez i Zebegény e magjepste teton e dashur të Geraldinës, Franciska Apponyi (Fanny) në një masë aq të madhe që jo vetëm që u vendos aty, por edhe bleu rreth një dyzinë të shtëpive të atij qyteti. Ajo i përdori këto shtëpi si kampe për të pritur fëmijë gjatë pushimeve verore. Vitet në vazhdim sollën punë serioze edukative në këto shtëpi të Lulediellit (të quajtura kështu prej lules së preferuar të Konteshës) që fituan respekt dhe dashuri nga vendasit. Fanny themeloi virtualisht një republikë për fëmijë, që së shpejti i përfshiu të afërmit dhe miqtë e saj. Kjo solli themelimin Virág Egylet Zebegény (V E Z, Shoqata e Luleve Zebegény), ku Geraldina e re ishte anëtare. Çdo qytetar i "republikës" mori emrin e një luleje ose të një kafshe. Konteshë Fanny, mori emrin "Luledielli" si presidente e republikës së fëmijëve, ndërsa Geraldina, me pseudonimin e saj të njohur Konteshë Gerry (Zseri në Hungarisht) u quajt "Trëndafili i Bardhë". Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë tregon jetën dhe personalitetin e Geraldinë Apponyi, bashkëshortes së Mbretit Zogu I të Shqipërisë, me titull "Trëndafili i Bardhë – Geraldine", i referohet kësaj tradite të hijshme.