Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Trendi: Çaji po kthehet në kafen e re, mund të merrni edhe më shumë energji se nga kafja
Nëse nuk bëni dot pa një kafe në mëngjes, mësohuni të bëni një ndryshim. Tani çaji mund të shërbejë fare mirë si kafja juaj e re. Nga studimet e vazhdueshme, del se çaji (veçanërisht çaji jeshil) është në fakt mënyra më e shëndetshme dhe opsion më i mirë se kafja për t’u zgjuar dhe për ta nisur ditën me energji.
Po çfarë bën çaji më shumë kafja?
Lufton sëmundjet
Kafja nuk është e dëmshme, në vetvete, por nuk është as e dobishme. Çaji, nga ana tjetër, lufton në mënyrë aktive kancerin e ezofagut – te femrat redukton rrezikun e prekjes deri në 60 për qind.
Ndihmon për të rënë në peshë
Nga analizat laboratorike ka rezultuar se sheqeri që merret nga çaji, në ndryshim nga të gjitha pijet e tjera me kafeinë, nuk ka teprica yndyrore – ndikuese të drejtpërdrejta të shtimit në peshë. Përveç kësaj, çaji ndalon rritjen e qelizave të reja yndyrore.
Do të ndiheni më tepër aktivë sesa kur konsumoni kafe
Efektet e kafes mbarojnë shumë shpejt, aq sa ndonjëherë ke nevojë të pish disa kafe në ditë. Ndërsa çaji nuk ndalon. Nuk ke nevojë të pish çaj pas çaji për të qëndruar gjithmonë në formë./revista class