Flash News

KRYESORE

Treni i linjës Kashar-Elbasan përplas makinën, dërgohet në spital shoferi

Treni i linjës Kashar-Elbasan përplas makinën, dërgohet

Treni i linjës Kashar-Elbasan është përplasur me një makinë tip “Opel” paraditen e sotmen në Bradashesh, Elbasan.

Nga informacionet paraprake të policisë mësohet se ka mbetur i plagosur, drejtuesi i makinës, 32 vjeçari Eugent Çala, banues në Tiranë.

Burime bënë të ditur se drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Në fshatin Bradashesh, Elbasan, treni i pasagjerëve i linjës Kashar – Elbasan, me drejtim lëvizje për në Elbasan, me mashinist shtetasin D.D., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe ndihmës mashinist shtetasin N.L., 58 vjeç, banues në Vorë Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa TR 5828 N, me drejtues shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit , i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mashinist dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Të fundit