Flash News

KRYESORE

Treni i pasagjerëve përplaset me kamionin, 4 të vdekur dhe 40 të plagosur

Një tren pasagjerësh në Afrikën e Jugut ka shpërthyer në flak pasi është përplasur me një kamion. Nga ky aksident kanë mbetur 4 persona të vdekur dhe 40 të tjerë të plagosur.

Përplasja ndodhi pranë qytetit të Kroonstad pasi kamioni nuk arriti do të ndalonte. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë kompania Netcare 911 e shërbimit të emergjencave private tha se katër persona kishin vdekur dhe 40 të tjerë u plagosën në aksident.

Në momentin e përplasjes treni po udhëtonte nga nga qyteti bregdetar i Port Elizabeth në kryeqytetin tregtar, Johannesburg.

 

 

Të fundit