Flash News

KRYESORE

Treni përplas vajzën në Elbasan, 12-vjeçarja në gjendje të rëndë për jetën

Treni përplas vajzën në Elbasan, 12-vjeçarja në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bradashesh të  Elbasanit, ku një 12-vjeçare është përplasur nga një tren, duke e lënë të miturën në gjendje të rëndë për jetën.

Vajza me inicialet E.Z, banuese në fshatin Bradashesh është dërguar në spital, ndërkohë që drejtuesi i trenit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit