Flash News

KRYESORE

Treshja që shoqëronte Ramën gjatë fjalimit në OKB

Treshja që shoqëronte Ramën gjatë fjalimit në OKB

Gjatë kohës që kryeministri shqiptar Edi Rama mbante fjalimin e tij në OKB, një fjalim i shumëpritur nga media, ai ka qenë i shoqëruar të paktën nga tre figura të rëndësishme për Ramën, siç është ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, ambasadorja jonë në OKB, Besjana Kadare dhe këshilltari i tij, Endri Fuga. Delegacioni shqiptar që kryesohej nga Edi Rama ka pesë ditë në Nju Jork dhe ka bërë takime dhe biseda të ndryshme, por “të varfëra” nga ajo që pritej dhe që mund të kenë impakt për politikën në Shqipëri. Nuk ka ndonjë takim të nivelit të lartë, pëveç Erdoganit e ndonjë ministri të jashtëm, të tjerat janë takime rutinë. Madje edhe fotoja e kryeministrit Rama me Donald  Trump nuk pati asnjë koment, ishte thjeshtë një veprim i zakonsëm që bëhet në raste të tilla nga presidenti i SHBA. Këta tre vetë kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës së qëndrimit të Ramës në OKB dhe në takimet e tij zytrare e informale.

 

Të fundit