Flash News

KRYESORE

Tri kompani vihen në garë për emrin e stadiumit, Duka nuk nxitohet

Tri kompani vihen në garë për emrin e stadiumit, Duka nuk

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk po nxitohet për vendosjen e emrit të stadiumit të ri prej 22500 vendësh në Tiranë. Ai është shprehur se ky proces do të kërkojë kohën e tij, derisa të shqyrtohen dokumentacionet e dërguara nga kompanitë e interesuara.

Deri tani, kompanitë e para që duan të marrin të drejtën e emrit të ish-stadiumit "Qemal Stafa janë tri: “Bolv Oil”, “Vodafone” dhe “Sigal”. E pritshme, sepse vetëm kompani të hidrokarbureve, telekomunikacionit dhe të sigurimeve mund të përballojnë kostot.

Kompania fituese duhet të paguajë 3 milionë euro për një afat 5-vjeçar si sponsor i stadiumit kombëtar.

Të fundit