Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Genc Pollo
1- Pushteti përdor prokurorë e gjyqtarë për të burgosur opozitën.
Isha i pranishëm në sallën e gjyqit kur dy prokurorë lexuan pretencën kundër kolegut Ervin Salianji e gazetarit investigativ Jetmir Olldashi, si dhe kundër dy personave me preçedentë penalë Alfred Veliut, i njohur si Babale (në mungesë) e Fredi Alizotit.
Me kureshtje po prisja të dëgjoja provat që mbështesnin akuzën "kallzim i rremë" dhe "në bashkëpunim" për Salianjin. Sipas asaj që dëgjova (e më pas lexova) e vetmja gjë ku mbështetej akuaza ishte dëshmia e Alizotit , i cili kishte deklaruar se Veliu i kishte thënë Alizotit se Salianji i kishte premtuar atij 200 mijë Euro nga të cilat Veliu do t'i jepte Alizotit gjysmën. Për t'u shtirur si vëllai i Ministrit të Brendshëm në një bisedë të inçizuar. Alfred Veliu nuk e ka pohuar ndonjëherë këtë. Provë tjetër nuk kishte. Ndërkohë që avokati mbrojtës i Salianjit paraqiti një gjysëm duzine rastesh të nxjerra nga dosja hetimore ku Alizoti në biseda me policë, kryepolicë, banditë e deputetë rilindistë kandiset me para e zotohet se do të flasë siç duhet. Me kaq deputeti i opozitës që denoncoi një abuzim të madh të qeverisë dënohet me një vit burg.
Po kështu edhe çeshtja e Jetmir Olldashit. Madje këtu pretenca merr edhe nota komike. Prokurorët duke dashur të nxjerrin viktimë të pafajshme të vëllain e ministrit pretendojnë që Xhafaj, Veliu e Olldashi nuk janë takuar ndonjëherë ditën e inçizimit pasi mbasdite antenat e celularëve i lokalizojnë personat larg njëri tjetrit, përkatësisht në Vlorë, Fier e Tiranë. Por prokurorëve nuk u ka bërë përshtypje se më herët po atë ditë antenat i lokalizojnë që të tre në Vlorë (shih foton).
Qyfyre nga gjykatat tona mund të tregosh plot. Por kur ato përdoren për të denuar me burg opozitarët e gazetarët se kanë bërë punën e tyre tregojnë shenjat se po kthehet një kohë që besonim e kishim lënë pas. Në reagimin tonë, të gjithkujt prej nesh, duhet t'a konsiderojë këtë.
2- Qeveria, bëri ç'bëri, e miratoi ligjin anti-fjalë
Si rrallë ndonjëherë në këtë nismë zullumqare Rama pati përballë në bllok e zëlartë opozitën, shoqërinë civile e komunitetin ndërkombëtar. Nuk po shkruaj më për ligjet e natyrën e tyre pasi mendoj që e kemi shtjelluar çeshtjen teknike deri afër shterimit. Vetë nuk mendoj se Rama do të arrijë atë që don e që ka synuar përmes ligjit antifjalë. Edhe pse po i merr nën kontroll edhe më shumë duke emëruar në krye të tyre persona nga kabineti i tij. Interneti e websitet janë komplekse e difuze prandaj të vështira për t'u kontrolluar. Për më tepër që çdo sulm rilindist do të konvertohet në reklamë falas për portalin fatlum.
Dëmi real i është bërë shansit për negociata me BE, siç po thonë eurodeputetët, ata që flasim të parët se e dimë që diplomatët i thonë gjërat në fund. Por këtë le t'a shtjellojmë më gjerë një herë tjetër.
Por kokëfortësia për t'a çuar nismën zullumqare deri në fund meriton vëmendje. Si dhe pyetja nëse më shumë se kokëfortësi është jermi i agonisë.
3-Në Tiranë mblidhen të tërë përveç Prishtinës
Në trojet ballkanike akuzat për tradhti kombëtare shpesh lëshohen me kollajllëk e prandaj duhet të peshohen në kandarin e farmacisë.
Por çfarëdo kandari të marrim e të masim e peshojmë samitin e "miniSchengenit" në Tiranë zor me arsye mund të themi një fjalë të mirë. Jo se takimet e qeveritarëve në Ballkan lipset të kundërshtohen a priori. Përkundrazi, edhe kur historia e afërt apo e largët është e vështirë kontaktet, bisedat e takimet zyrtare janë të rekomandueshme pikërisht për të mundësuar që e ardhmja e marrëdhenieve të jetë më e mirë se e shkuara.
Kandari gjithësesi peshon produktin e dobishëm si dhe atë të dëmshëm po pati.
Nëse e quajmë të dobishme faktin që shefat e qeverive takohen e bejnë muhabet çdo muaj me njërin syresh si mikpritës dhe asgjë më shumë se konsumi mediatik i bie të jemi minimalistë. Ballkani apo më saktë ish Jugosllavia e kanë kapërcyer këtë fazë. Qeveritarët e rajonit takohen shpesh në lloj lloj nismash e organizatash që janë aq të shumta sa që publiku nuk u mban mend emrin. Të enjten e kësaj jave po këta të Tiranës e disa të tjerë u mblodhën në Romë në samitin e Iniciativës së Europës Qendrore të lindur para gati 30 vjetësh e që gjallon ende.
Kam lexuar me vëmendje deklaratat e samiteve minischengeniane të Novi Sadit e të Ohrit. Kjo e fundit, më realiste se e para mund të përmblidhet me dy fjalë: angazhohemi të zbatojmë marrëveshjet e mëparshme! Edhe deklarata e Tiranës po aty rrihte. Pasi marrëveshjet tregtare janë arritur me CEFTA-n para 13 vjetësh; levizja e lirë vetëm me letërnjoftim në tërësi eshtë arritur para 10 vjetësh, njohjet e diplomave janë çështje dypalëshe dhe asnjë marreveshje shumëpalëshe ballkanike nuk lipset e nuk duhet të cenojë marreveshjet me Bashkimin Europian. Pra kufijtë nuk mund të hapen si në zonën Schengen sepse këtë e mundëson vetëm e vetëm BE. E vetmja gjë që më mbeti në mendje nga deklarata e djeshme ishte se ato pika kufiri që rrinë hapur 12 orë të mos mbyllen ditë e natë. Shqipëria ka nja tre syresh me Malin e Zi, Kosovën që përdoren nga fshatarët e zonës. U mbars mali e polli një mi shkruante Ezopi. Por, do të shtoja unë, më mirë një mi se hiçgjë. Duke harruar me dashje se presidenti i Malit të Zi erdhi për mirësjellje komshiu se qeveria e tij para pak javësh se kjo nismë është "e panevojshme dhe e padobishme" për Podgoricën.
Dëmin më të madh nga samiti i Tiranës e pësoi Kosova. Në rajon shteti më i ri nuk njihet nga Serbia dhe Bosnja e ndikuar nga Serbia. Në botë Serbia harxhon kapital për të penguar e prapsuar njohjen e Kosovës nga shtete e antarësimin në organizata ndërkombëtare. Në Prishtinë po e marrin veten nga tronditja e tentativës së papërgjegjshme të coptimit territorial kinse ne favor të paqes e njohjes. Kjo tentativë e rrezikshme e mbështetur në Prishtinë e Tiranë nga politikanë që lipset të largohen një orë e më parë u desh të bllokohej me tarifa doganore të pazakonshme të Ramush Haradinajt. Prezantimi i copëtimit territorial si zgjidhje e problemit dypalësh e spostoi fajin historik nga Serbia agresore me krime lufte kundër njerëzimit mbi shpinë tek Kosova kokëfortë. Po ashtu edhe tarifa doganore ad hoc u përdor lart e poshtë nga miqtë e copëtimit territorial për demonizimin e Prishtinës.
Në këtë kontekst nisma rajonale pa Kosovën dhe sidomos samiti i Tiranës pa qeverinë e Prishtinës vlen vetëm për të thelluar, theksuar e prezantuar izolimin e Kosovës. Dëm më të madh zor se mund t'i bëhet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38