Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tri parti në Holandë kërkesë urgjente: Të kthehen vizat për Shqipërinë, shkak krimi i organizuar
Tri parti në Holandë kanë kërkuar kthimin e vizave me Shqipërinë. Ky fakt është publikuar në një shkrim në gazetën e rëndësishme në Holandë ‘De Telegraaf’.
Në këtë shkrim thuhet se subjektet kryesore si Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane kanë kërkuar që të rikthehen vizat për shqiptarët si e vetmja mundësi për të frenuar fenomenin e krimit të organizuar shqiptar në Holandë.
“Duhet të nisë një procedurë emergjente për të rikthyer vizat”, është shprehur anëtari i Partisë Socialiste në parlamentin e Holandës, ndërsa deputetja Van Toorenburg, anëtare e të njëjtës forcë politike kërkoi rikthimin e vizave, duke thënë: “Unë dua të di kë fusim në shtëpi, do dalë shumë shpejt një debat me ministrin”.