Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Neritan Alibali
Partia Demokratike ndodhet sot para një prej sfidave më të mëdha në historinë e saj 27-vjeçare. Si rrallë herë, (ndoshta vetëm në vitet 1997- 98) ajo ballafaqohet me një numër të madh aktorësh dhe faktorësh, me të cilët duhet të përballet njëkohësisht, në një luftë për mbijetesë në vorbullën e frikshme të politikës shqiptare. Humbja e thellë e opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit, bashkoi në mënyrë të rrufeshme si në një reaksion kimik, armiqtë e hershëm politikë të PD dhe të së djathtës, me miqtë e kthyer në armiq të saj dhe të Berishës; rrogëtarët profesionistë apo sharësit profesionistë, që mirëqenien e tyre shumëvjeçare e kanë ndërtuar nëpërmjet fluksit të begatë të sulmeve kundër PD, me armiqtë personalë të Lulzim Bashës, duke filluar nga ata që e kishin luftuar “që kur zbriti nga avioni”, e deri te miqtë dhe servilët e para 25 qershorit, të cilët vetëm një ditë më pas, më 26 qershor, nuk lanë gjë pa i sharë Bashës.
Të gjithë së bashku, apo veç e veç, duket sikur kanë krijuar një numër rrathësh apo unazash të hekurta rreth trupit të PD, duke rrezikuar t’i marrin frymën e ta kthejnë në një institucion anemik, për ta nxjerrë një herë e përgjithmonë jashtë politikës shqiptare. Pa dyshim, kundërshtari i parë, më i madhi, më i fuqishmi dhe më seriozi është Edi Rama, si individ, si kryetar i PS dhe si personifikim i së majtës shqiptare. Pavarësisht degës së ullirit që po tund së fundmi ndaj opozitës, interesi i tij dhe i PS është shpërbërja e Partisë Demokratike.
Ai i ka të gjitha mjetet apo instrumentet e nevojshme për ta realizuar këtë. Ai ka në dispozicion jo vetëm strukturat e fuqishme të shtetit dhe të partisë së tij, por edhe radhën e madhe të mediave apo analistëve “të pavarur”, mbi të cilët përdor me shumë efikasitet politikat e tij të “kulaçit dhe kërbaçit”. Rama nuk e do Partinë Demokratike. Atij nuk i intereson begatimi elektoral i opozitës. Ai e di shumë mirë se vazhdimësia e pushtetit të tij, varet në një masë të konsiderueshme nga shëndeti politik i Lulzim Bashës dhe opozitës. Lufta e tij do të jetë frontale, e pamëshirshme dhe cinike.
Partia demokratike, përballë tij, duhet të hartojë një strategji të re kundërsulmi. Opozita ndaj tij duhet të jetë frontale, intelektuale dhe e argumentuar. Kjo nuk përjashton bashkëpunimin për interesat e Shqipërisë. Parimi, “bjeri t‘i biem” apo “i trashjes së zërit” në Parlament, nuk funksionon. Sharjet e paargumentuara nuk mund t’i japin përparësi opozitës ndaj një pushteti të korracuar dhe një Kryeministri që fyerjen, talljen dhe cinizmin i ka mjeshtëri superiore. Kundërshtari i dytë i PD, apo unaza e dytë, është LSI.
Tashmë, PD, për herë të parë në historinë e saj 27- vjeçare e ka humbur monopolin e opozitës së vetme në parlament. Me një grup prej 20 deputetësh, LSI është grupi i dytë më i madh i opozitës në Kuvend. Ashtu sikurse ishte për 8 vjet një parti që konsumonte pushte, por nuk mbante përgjegjësi, LSI do të jetë për 4 vjet, një forcë politike që bën opozitë pa asnjë përgjegjësi për fatet e vendit. Ajo do të shfrytëzojë çdo rast për të sulmuar Partinë Demokratike, një- soj sikurse PS, sidomos kur ajo, do të bashkëpunojë me qeverinë për çështje madhore me interes kombëtar.
Partia Demokratike duhet të mbajë një distancë të konsiderueshme ndaj LSI, duke e trajtuar me kujdes dhe pa kompromis, duke pasur parasysh zullumet që ajo parti pati bërë gjatë periudhës kur ishte në pushtet. LSI, e udhëhequr nga dinamizmi sipëror i Monika Kryemadhit, pa diskutim që do të jetë një opozitë agresive, që do të vëri interesat e saj mbi çdo interes tjetër. Si e tillë, ajo do të jetë një konkurrente e hekurt e PD për t’u bërë opozita dominuese.
Megjithatë, duhet parë se si do të sillet kjo parti pa benefitet që i jepte në mënyrë konstante qenia e saj në pushtet për 8 vjet. Gjithsesi, LSI ka dy elementë shumë të rëndësishëm kundër: Çmontimi i strukturave të saj nga administrata shtetërore (i vetmi angazhim i marrë nga Edi Rama në fushatën elektorale) si dhe kyçja e ish-kryetarit Meta në “kullën” e presidencës. Pavarësisht, se mund të quhet pa frikë si “Ilir Meta me fustan”, zëri i hollë i Monika Kryemadhit, nuk mund të zëvendësojë peshën e rëndë të Ilir Metës.
Unaza e tretë e hekurt që ka lakuar PD, vjen nga brenda saj. Konflikti i ngrirë, midis Bashës dhe grupit kundër tij, nisur qysh me zgjedhjen e tij kryetar në vitin 2013, shpërtheu si vullkan pikërisht në vigjilje të fushatës elektorale të këtij viti. Pavarësisht motiveve, që krerët e grupit anti-Basha thanë se justifikonin shpërthimin e konfliktit, sulmi i ishkrerëve të PD ndaj tij, ndodhi në momentin më të gabuar politik. Pa diskutim, askush nuk mund të thotë që grupi anti-Basha u vu në shërbim të Edi Ramës dhe PS. Ata e kanë treguar me gjithë veprimtarinë e tyre politike ndër vite antagonizmin e fortë me Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj. Por një gjë është e sigurt! Fushata e tyre agresive veproi si goditje tokmaku, duke dëmtuar jo thjesht dhe vetëm kryetarin e PD, por vet Partinë Demokratike dhe Opozitën në betejën më të rëndësishme të saj, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Për këtë arsye, në humbjen e turpshme që pësoi PD dhe opozita në zgjedhjet e fundit, një pjesë të përgjegjësisë, pa diskutim e ka edhe ky grup. Por konflikti vazhdon! Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, grupit të vjetër anti-Basha që kërkonte largimin e menjëhershëm të kryetarit nga drejtimi i partisë, ju bashkuan antibashistët e rinj. Paradoksalisht, ata përbënin pjesën më të madhe të grupit të të rinjve dhe ishzyrtarëve të nivelit të tretë e të katërt në administratën e PD kur ishte në pushtet, që Basha afroi në parti pas zgjedhjes së tij në krye të PD, në vitin 2013.
Madje ata, me mbështetjen e Bashës, ishin vënë në krye të departamenteve të PD, çka i bënte automatikisht anëtarë të kryesisë së partisë. Them paradoksalisht, sepse në rrethe të gjera politike e mediatike, është theksuar rëndom që ky grup të rinjsh u soll në krye të partisë për të kompensuar, balancuar dhe përballuar grupin e ishdrejtuesve të vjetër antibashistë të PD, që thuhej se bënin ligjin në Grupin Parlamentar. Çuditërisht, ky grup të rinjsh për 4 vjet rresht, zhgënjeu të gjithë pritshmëritë për të cilat ishte afruar. Të rinj e të shkolluar (disa prej tyre jashtë shtetit), ata u paraqitën si shpresa e së ardhmes së PD.
Fatkeqësisht, performanca e tyre katërvjeçare, me ndonjë përjashtim, la shumë për të dëshiruar. Si në marrëdhëniet publike, ashtu edhe në Departamentet e PD, “shpresat” e PD, jo vetëm nuk shkëlqyen, por as nuk kanë qenë të zotë të lënë shenjë apo të japin ide për të ndihmuar Bashën dhe PD në luftën për të fituar pushtetin. Dhe të mendosh që departamentet luanin rolin e një farë qeverie-hije të partisë më të madhe të opozitës. Paaftësia e antibashistëve të rinj u vu re edhe gjatë fushatës anti-Basha që i parapriu rizgjedhjes së tij kryetar të PD më 22 korrik. Niveli shumë i ulët i performancës së “liderve të rinj” në publik dhe media, tregoi dështimin e Lulzim Bashës në përzgjedhjen e tyre.
Por, paradoksi vazhdon!!! Pas rizgjedhjes së Bashës kryetar, antibashistët e rinj, (përjashtuar njërin), ndryshe nga morali që paraqitën gjatë fushatës anti-Basha, nuk morën mundimin të jepnin dorëheqjen. Mandati i tyre mbaron në vitin 2018, çka do të thotë që partia më e madhe e opozitës, do të vazhdojë të mbetet në situatë konflikti për të paktën edhe një vit tjetër. Kjo situatë që rezulton të jetë një gjendje kritike dhe paralize politike dhe organizative, do të pengojë fuqishëm përgatitjet e opozitës për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Situatë kjo, që do ta çonte opozitën në dështimin e radhës. Në këtë aspekt, Lulzim Basha, sfidën më të madhe e ka brenda oborrit të vet politik.
Detyra parësore e Bashës dhe PD është thyerja e unazës së tretë. Pa u çliruar prej saj, opozita nuk mund të përballet me sfidat e tjera të mëdha e të vërteta. Sulmet e ndërsjella brenda oborrit të PD duket se po e mbajnë atë të mbërthyer në një konflikt brenda vetes, duke rikthyer epokën e hershme “të bërit opozitë opozitës”. Bërja opozitë-opozitës ka qenë historikisht një zakon i keq i së djathtës shqiptare në periudhat kur në pushtet ka qenë PS. Disa nga ish-drejtuesit e lartë e PD, që sot janë bashkuar në bllokun antiBasha, e kanë quajtur dikur”opozitën e opozitës” si instrument në shërbim të socialistëve. Vallë, a vazhdojnë t’i qëndrojnë edhe sot qëndrimeve të tyre të dikurshme?
Si gjithmonë, historia përsëritet! Gjatë periudhës së saj 27-vjeçare, të paktën 5 parti të reja janë krijuar nga gjiri i PD nga grupe të ndryshme ish-drejtuesish të lartë, “antagonistë” me Berishën. Por ato parti, të shpallura me aq bujë, nuk mundën të krijojnë ndonjë alternativë konkurrente me partinë mëmë. Ato mbetën parti të vockla e pa vlerë, pavarësisht kapaciteteve të mëdha intelektuale të drejtuesve të tyre, të cilët, me ftesën e parë të Berishës, u rikthyen te partia e tyre e origjinës. Ndoshta ka ardhur koha që, sipas traditës së krijuar në vite, të krijohet edhe një parti e gjashtë. Ndoshta grupi i sotëm anti-Basha mund të krijojë një alternativë të re politike, e cila, ndryshe nga paraardhëset, mund të jetë e suksesshme. Gjithsesi, një zgjidhje duhet gjetur për t’i dhënë fund kësaj situate.
Gjendja e tanishme e brendshme e PD është e papranueshme. Në këto kushte, Edi Rama s’po ka nevojë të sulmojë PD, pasi gjëmimi i “mauzerëve” që vijnë nga pas gardhit të PD, i kursen mundimin e përballjes. Lulzim Basha ka përgjegjësinë që t’i japë fund kësaj situate. Dhe përgjegjësia e tij është sa politike, aq edhe morale. Sytë e mbështetësve të së djathtës janë drejtuar te PD. A do të bëhet ajo një forcë e aftë, që jo vetëm të përballet me maxhorancën, por edhe të fitojë mbi të? Koha do ta tregojë. E ardhmja e PD dhe e opozitës shqiptare është në duart e Lulzim Bashës dhe e anëtarëve, militantëve dhe intelektualëve të saj. Janë ata, që duhet të gjejnë zgjidhjen! Janë ata, që duhet të mbajnë përgjegjësitë!
*Botuar fillimisht te gazeta 'Panorama'.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38