Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
NdriçimKulla
Për djegien e mandateve nga ana e opozitës është folur e do të flitet përsëri, pasi çështja është e hapur, e mendoj, sidomos për ndërkombëtarët, ende e panjohur thellë e në të gjitha kuptimet e domethënies së saj. Megjithatë, që në fillim, duhet të vendosen disa pika referimi që të shërbejnë, jo aq shumë për t’u thelluar në shkaqet e këtij veprimi, se sa më tepër për të hedhur themelet e ngrehinës nga e cila mund të dalë zgjidhja.
Së pari, ky aksion opozitar është vërtet i paprecedent, por jo i befasishëm, si rrufe në qiell të pastër, siç përpiqet ta shtjellojë mazhoranca. Përkundrazi, ai ka kohë që është në ajër, madje po të shkojmë disi më larg, mund t’ia gjejmë rrënjët që në lëvizjen për zgjedhje të lira e të ndershme që ideoi dhe mbajti gjallë çadra e përditshme e opozitës. Që aty, u kërkua të gjendej një zgjidhje për problemet e mëdha që po kalon Shqipëria, e kapur në çdo anë të sistemit të saj nga krimi, korrupsioni dhe oligarkia. Historia tregoi se zgjidhja vetëm sapo u shty për më vonë, ndërkohë që problemet majiseshin çdo ditë. Ka muaj të tërë që zbulohen përditë skandale, vjedhje e korrupsion, ka seanca të tëra parlamentare që zëri i opozitës nuk dëgjohet. Kështu ndodhi me ligjin per vetingun e politikanëve që ajo propozoi, kështu dhe për zgjidhjen e problemit të studentëve, kështu dhe për shumë amendamente nga më të ndryshmet. Shqipëria ndërkohë ziente, derisa erdhëm në protestat madhështore disa javore të studentëve, të cilët qenë të parët që, virtualisht, ia dogjën qeverisë mandatet e tyre përfaqësuese, duke mos i paraqitur asaj asnjë përfaqësi me të cilën të bisedonte, por një listë kërkesash që ngjanin më tepër me detyrat e saj të shtëpisë që ajo me vite të tëra i kishte harruar e shpërdoruar, për të krijuar një ligj të arsimit të lartë që, siç edhe ishte paralajmëruar, rezultoi dështim. Ishte përballja e parë tërësisht ndryshe nga përballjet e mëparshme, që mazhoranca e lexoi si shuplakë për veten, por si grusht për opozitën, por që në fakt ishte sinjali i një kronike të paralajmëruar të aksionit të opozitës. Kësaj qeverie nuk i duhej lënë më asnjë patericë me të cilën të mbahej në këmbë, asnjë fasadë, sepse ajo të përdor, të miklon, të josh për marrëveshje e pastaj të tall të të shpotit, siç po ndodh tani me vetë çështjen e studentëve. Mesazhin e mandateve të djegura të shqiptarëve protestues ia mësuan studentët, të cilët vërtet, nuk mund të thuhet se iu bashkuan opozitës, por kurrësesi qeverisë, pra ata janë dhe mbeten një protestë madhështore virtualisht e shtuar në valën e protestave popullore që opozita vazhdon prej muajsh.
Bie pra menjëherë, nga ky argument i thjeshtë dhe i gjithënjohur, se kjo valë demonstrimesh nuk është mbarëpopullore. Përkundrazi, asaj duhet t’i shtohet virtualisht edhe ajo masë e tërë, gjigande, e heshtur, që është larguar muaj pas muaji nga Shqipëria. Sigurisht që jo të gjithë janë opozitarë, por besoj se një pjesë e mirë e tyre, i përket popullit opozitar, siç mund të na e insinuojë këtë gjë edhe mungesa e madhe e demokratëve në zgjedhgjet e paradyviteve. Por edhe në mos qoftë kështu, kjo shumicë e heshtur rreth 400 mijëshe, është përsëri kundra qeverisë dhe qeverisjes së saj, e qoftë edhe një e katërta apo një e pesta të vijë e të kthehet për të votuar përmbys katërcipërisht çdo rezultat. Aq më tepër, që kësaj vale të tretë proteste të dhimbshme, që ka simuluar kjo ikje nën zë e pjesës më të edukuar dhe profesionale të shqiptarëve, mund t’i shtojmë edhe ata socialistët e heshtur, që nuk dalin nëpër protesta, që ndoshta dhe nuk kanë për të votuar kurrë opozitën, por që fare mirë mund të refuzojnë të votojnë këtë lloj regjimi të Rilindjes. Tek e fundit, kjo gjë ka ndodhur shpesh në zgjedhjet shqiptare, mazhorancat kanë rënë nga mosvotimi i votuesve të vet, më tepër se sa nga shtimi i votuesve të opozitës.
Këto janë fakte, jo hamendësime për gjithëfarëlloj sondazhesh që i vërviten opinionit apo ndërkombëtarëve për pamundësinë e opozitës për të fituar e për t’i mbushur mendjen njerëzve se kjo nuk është një lëvizje mbarëpopullore, e për më tepër e stisur nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Unë kam qenë disa herë kritik për mënyrën e organizimit në terren të opozitës, për cilësinë e përgjedhjes së deputetëve të saj, për qasjen që ajo ende nuk e ka për njerëzit e mendjes dhe shoqërisë civile dhe që realisht janë faktorë që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, por gjithashtu këto janë dobësi që nuk më pengojnë aspak të them se asgjë nuk ishte e papritur, fryma e protestave kohë pas kohe arriti të krijohej derisa shpërtheu në atë vërshim, që mund të bëhet i pandalshëm, dhe që ka marrë zjarr pikërisht nga djegia e mandateve. Në fund, duhen thënë detyrimisht dy fjalë edhe për gjuhën me të cilën po trajtohet ky aksion. Përtej çdo të drejte që mund të ketë mazhoranca për të mos e pranuar aksionin e opozitës apo për ta denoncuar atë, duhet të marrë parasysh në mënyrën me të cilën flet dhe sillet me ndjenjat, vuajtjet, parapëlqimet e pse jo dhe paragjykimet që ka ndaj saj populli jo vetëm opozitar, por edhe kundërshtar ndaj saj. Ironia dhe shpotia e mazhorancës që sillet si nëna e madhe që përkujdeset për familjet e demokratëve të lënë tashmë jetimë, që të kujton Cibelën mitologjike që i jep gji gjithë bijve të tokës, është një gjuhë cinizmi që ngjall urrejtje. Edhe vazhdimi i lojës së komisioneve pa demokratët, i bisedave televizive pa ta, si të qenë e keqja molepsëse e këtij vendi, edhe shashka e shpikjes së një opozite të re alla Vetëvendosja, nuk janë gjuha e përgjegjshmërisë, por e urrejtjes. Janë të pavërteta, skenarë hipotetikë, tallës dhe më shumë e gjenerojnë zemërimin sesa i dëshpërojnë apo ia ulin hovin popullit protestues. Ai ka dalë në rrugë tashmë dhe çdo sjellje, qëndrim, gjuhë apo veprim cinik, e konsideron fyes dhe shpotitës. Dhe ka të drejtë. Kjo më shumë se forcën, tregon kapadaillëkun e mazhorancës, që në thelb është dobësia e saj. Është edhe kjo një shenjë e frikës së saj nga kundërshtia që tashmë e heshtur apo e paheshtur, është realisht një kundërshti mbarë-popullore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38