Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tri vitet e ‘drejtësisë së re’, Bylykbashi rendit ‘rezultatet’
Ish-deputeti Oerd Bylykbashi ka kujtuar nëpërmjet një statusi në Facebook tre vjetorin e miratimit në parlament të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. “Gëzuar 21 korrikun” e nis Bylykbashi me ironi shkrimin e tij ndërsa më poshtë rendit faktet që sipas tij kanë “kapur” reformën.
Opozita sipas Bylykbashit e votoi reformën me “shpresën dhe premtimin e ndërkombëtareve se ligjet ne vijim do te bëheshin me konsensus” por kjo thotë ai ishte “ngrehine mbi rëre”.
“Ligjet qe u miratuan me pas me votat e mazhorances se asaj kohe shkelen, deformuan dhe zhbene marrëveshjen e 21 korrikut dhe votën unanime te 22 korrikut” shkruan ish-deputeti i PD.
Të quash reformën në drejtësi sot sukses, për Bylykbashin është “pacipëri” pasi “tre vite me pas reforma nuk do te ka prodhuar ende sistemin e ri te drejtësisë” dhe aktualisht kemi Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese jashtë funksionit prej disa kohësh.
Megjithatë më e rëndë për ish-deputetin është vendimi i Gjykatës së Durrësit.
“Ja ku jemi tre vite me pas. Para dy ditësh Gjykata e Durrësit skandalizoi te gjithë komunitetin e juristeve (atyre normale se paku) por edhe shume njerëz te thjeshte, duke marre një vendim për konfirmimin e mandatit te kandidates se PS për kryetare bashkie kur po kjo gjykate me vendim ia kishte refuzuar mandatin” shkruan ai duke e quajtur këtë gjë “Një brutalitet antikushtetues!”.
Nga ana tjetër edhe vettingu është “i kapur” pasi “profesionistet jo te majte nuk guxuan te kandidonin, dhe ne ato raste qe guxuan, u përjashtuan ne fazën e verifikimit te kandidaturave” shkruan Bylykbashi. Në fund ai shpreson që kjo gjë mos të ndodhë edhe me SPAK.
“Uroj vërtet qe SPAK te mos dale një frut tjetër i hidhur e te kthehet ne “aspak”. Fundja Shpresa eshte vajze rezistente, vdes e fundit” deklaron ish-deputeti i PS.
Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit
”Gezuar” 21 korrikun!
Si sot tre vite me pare ne keto ore, kujtoj ecejaket frenetike ne mes te vapes se Tiranes, hyrje-daljet ne zyrat e Kuvendit, takime me ambasadore, tensionin e dikutimeve dhe negociatave. Kujtoj momente pas dyerve te mbyllura kur kam degjuar propozime qe do t’i permbysnin stomakun cdo profesionisti te se drejtes e qe me kane bere te mendoj ne ato momente qe nese miratoheshin, ajo nuk mund e nuk do te ishte Kushtetuta e vendit tim dhe qe per fat nuk u materilizuan te pakten plotesisht. Me kujtohen gazetaret qe na prisnin ne vapen e asfaltit. Te gjitha me kujtohen si nje film i jashtezakonshem.
Pasi Victoria Nuland dhe Johannes Hahn kishin ripercaktuar perfundimisht qendrimin e Washingtonit dhe Brukselit duke mbeshtetur qendrimet e Opozites per moskapje politike dhe duke fshire “vijat e kuqe” te vendosura me heret ne Tirane, e gjithe beteja e Opozites ate dite te nxehte ishte per te zbatuar paragrafin e famshem 88 te Opinionit te Komisionit te Venecias, i cili garantonte moskapjen e KLGJ, KLP dhe organeve te vetingut. A e permiresonte kjo arkitekturen hibride dhe te paprecedent te sistemit tone te drejtesise, tashme te hiperfragmentuar ne nje mori institucionesh dhe me shume ekspozim politik? Aspak, sepse mekanizmi i kapjes u fsheh pikerisht tek kjo arkitekture e deformuar.
Por se paku me 21 korrik Opozita garantoi minimumin e moskapjes poltike te Drejtesise, me shpresen dhe premtimin e nderkombetareve se ligjet ne vijim do te beheshin me konsensus. Shprese qe ne realitetin shqiptar ku marreveshja vlen sa per te marre voten, provoi te ishte ngrehine mbi rere. Ligjet qe u miratuan me pas me votat e mazhorances se asaj kohe shkelen, deformuan dhe zhbene marreveshjen e 21 korrikut dhe voten unanime te 22 korrikut. Ajo marreveshje paskesh qene sa per te kandisur Opoziten qe te miratonte ndryshimet Kushtetuese qe mazhoranca nuk i miratonte dot pa Opoziten, sepse me pas i kishin votat qe u duheshin per te bere c’te donin me ligjet. A ishte ky mashtrim?
Asokohe kam deklaruar ne parlament se edhe ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare, Rama do vazhdoje te beje fushate me sloganin “Do te bejme reforme ne drejtesi”. Por kurre nuk ma kishte marre mendja, edhe pse kishim paralajmeruar per defektet e renda, qe tre vite me pas reforma nuk do te kishte prodhuar ende sistemin e ri te drejtesise. Nderkohe qe i vjetri po shembet me shpejtesi, dhe hallexhinjte qe kane nevoje per drejtesi kane mbetur ne kurth mes rrenojave te sistemit te vjeter qe bie me shpejtesi dhe sistemit te ri qe nuk cohet dot ne kembe.
Thjesht imagjinoni sikur ne oret e para te mengjesit te 22 korrikut, bashke me amendamentet kushtetuese te ishte miratuar edhe nje Kod i ri Zgjedhor, i reformuar. Dhe me pas imagjinoni sikur pas tre vitesh te mos ishim ne gjendje te ngrinim KQZ, Kolegjin Zgjedhor, komisionet zgjedhore e cfare duhet tjeter per te bere zgjedhje. Fundja, zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane po aq jetike sa drejtesia e paster. Nese kjo imagjinate do te ishte realitet, te gjithe do ta quanin ate reforme zgjedhore te deshtuar. Por sot primadonat e asaj reforme ne drejtesi te 2014-2016 kane ende paciperine te thone qe eshte sukses dhe deshtimin per te ngritur sistemin e ri, mbyllja e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte per disa vite nuk eshte problem se eshte “normale”. Te vesh duart ne koke! Justifikim si i atij qe zihet ne adulter dhe thote: Nuk eshte ashtu si duket, me ler te shpjegohem…
Ja ku jemi tre vite me pas. Para dy ditesh Gjykata e Durresit skandalizoi te gjithe komunitetin e e juristeve (atyre normale se paku) por edhe shume njerez te thjeshte, duke marre nje vendim per konfirmimin e mandatit te kandidates se PS per kryetare bashkie kur po kjo gjykate me vendim ia kishte refuzuar mandatin. Nje brutalitet antikushtetues! Kjo nuk quhet as forum-shopping ku Rama del dhe kerkon gjykaten qe i volit me shume per te marre vendimin qe do, sic beri me Kolegjin qe i dha vendimin qe donte per dekretin e Presidentit. Kjo eshte me keq! Sepse Rama kesaj rrdhe ka bere gjyqtar-shopping. Nuk i pelqeu e para, peshkoi te dytin qe te merrte vendimin qe donte. Ky skandal ka therrmuar cdo parim te sigurise juridike.
Asnje qytetar i thjeshte nuk ka shans qe pasi e humbet nje ceshtje ne gjykate, te kete te drejte te beje padi te re te njejte po ne ate gjykate pasi ajo e ka dhene nje vendim per te njejten ceshtje. Por kur kerkesa gjykates i vjen me firme te vete Kryeministrit Rama, Drejtesia qe po reformon vetingu i Rames, behet me e “barabarte” se per te tjeret. Le te guxojne gjyqtaret po deshen e te refuzojne kerkesen qe vjen me vete firmen e Kryeministrit! Sot e kane marre mesimin gjithe gjyqtaret e tjere.
Ky eshte fruti me i fundit i hidhur i reformes se 2016. Sot nuk kemi me Gjykate Kushtetuese dhe as Gjykate te Larte. Euramalius paska propozuar qe mund te emerohen gjyqtare te perkohshem ne Gjykaten e Larte sa per te emeruar tre antaret qe i duhen Rames ne Gjykate Kushtetuese. Te perzihen rropullite vetem ta mendosh. Me heret kemi pare se si KLGJ dhe KLP u kapen duke vene ne to persona kryekeput te lidhur me PS. Jane keta qe do te caktojne gjyqtaret dhe prokuroret e ardhshem qe do zevendesojne ata qe po ikin nga vetingu. Do tekrijojne garden pretoriane te Rames ne Drejtesi, qe ta ruajne ate ne 10-15 vitet e ardheshme nga drejtesia per maskaralleqet qe po ben sot pa fund.
Vetingun e kapen sepse ne listen e kandidateve kishin aplikuar vetem te majte nderkohe qe Opozita ishte ne Cader. I gjithe mundi per moskapjen e vetingut bazuar tek Paragrafi 88, i permbyllur me 21 korrik 2016 vajti dem. Profesionistet jo te majte nuk guxuan te kandidonin, dhe ne ato raste qe guxuan, u perjashtuan ne fazen e verifikimit te kandidaturave. Dhe kur u perzgjodhen antaret, zgjedhja qe kishte Opozita ishte mes te kuqes dhe rozes. Te mos flasim per Prokuroren e Perkohshme qe edhe pse sapo ka mbushur 19 muaj dhe nuk eshte foshnje qumeshti, ende nuk ka filluar te ece dhe nuk i kane dale as kicat e bebit qe te kafshoje sa per te thene.
Uroj vertet qe SPAK te mos dale nje frut tjeter i hidhur e te kthehet ne “aspak”. Fundja Shpresa eshte vajze rezistente, vdes e fundit. Sepse nese SPAK nuk e kap politika, mund te kemi politikane, gjyqtare e prokrore te korruptuar qe shkojne pas hekurave dhe jo thjesht t’i coje vetingu ne pension te shijojne pasurite qe kane vene. Dhe aty do te fillonte shpresa per ndryshim.
Para tre vitesh kam deklaruar publikisht se me kete arkitekture hibride qe nuk ka kusheri askund mes sistemeve europiane, frut i nje eksperimenti, ky sistem drejtesie deshton brenda 10 vitesh. Nuk eshte se kam ndryshuar mendim, por shpresen e kam qe ta kem patur gabim. Deri tani bindja ka triumfuar mbi shpresen, per fat te keq. Gjithesesi, sado me probleme dhe difekte, me mire kjo qe quajne reforme dhe qe sot nuk ka me mundesi te ndreqet, le te shkoje drejt zbatimit e ta mbyllim dhe ta marrin vesh te gjithe se cfare sistemi drejtesie ka prodhuar, sesa te terhiqmi zvarre me nje reforme qe perdoret per fushate zgjedhore dhe jo per drejtesi.
Fjala ime me poshte, e oreve te para te 22 korrikut 2016, eshte prove e qellimeve, shpresave, pikepyetjeve dhe kritikave qe kishim atehere. Ja ku jemi sot tre vite me pas.
21 korrik 2019
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38