Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tridhjetë vite nga rënia e Murit të Berlinit dhe marrëdhëniet serbo-amerikane
Në vitin kur në mbarë botën Perëndimore po përkujtohen tre dhjetëvjeçarë që nga rënia e Murit të Berlinit, nuk mund të mos pyesim veten nëse rendi ndërkombëtar që u krijua nga gërmadhat e tij, u shërbu më shumë fituesve ose më mirë të themi kujt fitoi në Luftën e Ftohtë.
Rritja kolosale e fuqisë kineze arriti që për tre dhjetëvjeçarë që nga fillimi i reformave ekonomike nga Pekini në dhjetor të vitit 1978, të krijojnë konkurentin më serioz të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republika Popullore e Kinës sot eksporton në një ditë aq sa atëherë (1978) eksportonte në një vit, ndërsa ndërtimi i aeroplanmbajtëses së tretë flet në favor të tezës se arritja e fuqisë kineze së shpejti do të jetë globale dhe jo vetëm rajonale.
Në këtë kuptim, Pol Kenedi historiani më i madh i gjallë i ngritjes dhe rënies së fuqive të mëdha, e shënjon ardhjen e flotës kineze në Balltik në vitin 2017, si ngjarja më e rëndësishme gjeopolitike në botë atë vit dhe lajmëtare e ndryshimeve të thella në ekulibrin global të forcave.
Federata ruse që nga „momenti i Gorçakovit“ të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, koncentrimi i forcave dhe tërheqja strategjike që erdhi pas tij që u ndoq edhe nga kriza e brendshme dhe ajo ekonomike, pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 dhe në mënyrë të veçantë pas luftës në Afganistan dhe Irak, u gjend në një situatë krejt tjetër.
Në sajë të zhvillimit të rrethanave të jashtme të favorshme (para së gjithash gabimeve të amerikanëve dhe rritjes së madhe të çmimit të naftës) si dhe cilësive prej lideri të Vladimir Putinit, Rusia u rikthye nga dera e madhe në rangun e fuqive më të mëdha botërore në atë mënyrë që sot, asnjë çështje botërore me rëndësi nuk mund të zgjidhet pa praninë e saj.
Situata e ndërlikuar në Lindjen e Afërme dhe Azinë Lindore, kriza e sistemit dhe kriza e vetëbesimit të Europës së Bashkuar dhe, parë në përgjithësi, ai që mund të quhet „Perëndimi Global“, e vështirëson akoma më shumë ekuacionin i cili para tre dhjetëvjeçarësh dukej kaq i thjeshtë: Lufta e Ftohtë mbaroi, Perëndimi fitoi dhe atij që fiton i takojnë dividendët e fitores që duhet të paguhen nga llogaria e të mundurve dhe të atyre që u gjendën në anën e gabuar të historisë.
Megjithatë, demokracia, tregu i lirë dhe globalizmi, duket se sot nuk janë i vetmi model i sukseshëm për organizimin e shtetit dhe të shoqërisë, dhe fuqia nuk banon më në qiellgërryeset e Nju Jorkut dhe ngashnjimi i Apple dhe Microsoft, por edhe në shumëkatëshet e Shangait dhe popullaritetin në rritje të Lenova-s dhe Huaveit. Nga „fundi i historisë“, për më pak se tre dhjetëvjeçarë, u fillua të flitej për kthimin e saj dhe konkurimi global i fuqive të mëdha është bërë tashmë realitet i kohës në të cilën jetojmë.
Marrëdhëniet ndërkombëtare 1978-2019: „Nga ’epoka e shndërrimit dhe epoka e optimizmit’ në ’epokën e ankthit’“.
Gjithçka filloi thjeshtë. Nëse, sipas fjalëve të Gideon Rahmanit, analistit kryesor të politikës së jashtme të Financial Times-it britanik, historia në katër dekadat e fundit mund të ndahet në tri epoka të mëdha: „epoka e shndërrimit“, „epoka e optimizmit“ dhe „epoka e ankthit“, është krejtësisht e qartë se kemi, thënë përgjithësisht, „përmbysur rrethin“. Në të vërtetë në periudhën 1978 dhe 1991, ndodhën ndryshime të thella në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare, që nga „hapja“ e lartpërmendur e Kinës në dhjetor 1978, nëpërmjet revolucionit në Iran, shfaqjes së Margaret Theçerit dhe Ronald Reganit, Mihail Gorbaçovit, ngritjes së liberalizimit në ekonomi dhe në politikë.
Kjo periudhë përfundoi me ngjarjet e bujshme të vitetve 1989 deri 1991, kur historia u „ngjesh“ deri në atë masë saqë vetëm dy vite më vonë, në vend të Luftës së Ftohtë, ia filloi të flitej për botën e pas Luftës së Ftohtë, për të cilën disa prej arkitektëve fillestarë besonin se do të ishte cilësisht tjetër dhe më e mirë sesa ajo paraardhësja.
Këtyre viteve „kur muri ra dhe u ngrit dritarja“ (Tomas L. Fridman) ndërsa në këndvështrimin e shpërndarjes së fuqisë, bota hyri në „momentin e saj unipolar“ (Çarls Krauthamer) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fuqi predominuese botërore, sipas Rahmanit „epoka e optimizmit“. Sipas tij janë pesë elementët kyç të kësaj periudhe: 1). besimi në demokraci; 2). besimi në përparësinë e tregtisë ndaj shtetit; 3). besimi se përparimi tekonologjik do ta ndryshojë botën deri në atë masë saqë vetë teknologjia detyrimisht do të shpinte drejt progresit, do ta rriste begatinë e përgjithshme dhe do të përshpejtonte procesin e globalizimit në përfitimin e përgjithshëm; 4). ideja mbi „paqen demokratike“ e cila ashtu në mënyrë „kantjane“, në vetvete, do të shpinte deri në ndërprerjen e luftërave mes shteteve demokratike; dhe 5). besimi se në instancë të fundit ushtria amerikane do të jetë në gjnedje të fitojë ndaj cilësdo fuqie në rruzullin tokësor.
Megjithatë, si përherë në histori, çdo hibris (mitologjike: perëndëshë e zilisë, krenarisë, mëndjemadhësisë dhe shpërdorimit. Shën. i përkth:.) gjen nemesisin e saj (mitologjike: perëndëshë e drejtësisë hyjnore, e cila shpërblen të mirën dhe ndëshkon të keqen, në mënyrë të veçantë padrejtësinë dhe dhunën që kryhet për shkak të zilisë. Shën. i përkth.) që nga fillimi i luftës në Irak në vitin 2003, e cila si puna e „Ekspeditës së Sicilisë“ nga koha e Athinës dhe Spartës, kontribuoi në një masë të madhe në atë që besimi në fuqinë vetjake dhe „përzgjedhjen mesianike për të drejtuar botën“, u lëkund vetëm për disa vite ndërsa pesë elementët kyç të „epokës së optimizmit“ të cituara më sipër u vunë në pikëpyetje. Kur kësaj i shtohet pastaj edhe kriza e vitit 2008, kjo „ngritje e të tjerëve“ (Farid Zakaria) është tërësisht e qartë se, sikurse paralajmëron Rahmani, se nga „epoka e optimizimit“, kaluam në „epokën e ankthit“, së cilës tani për tani nuk po i shihet fundit.
Paradoksalisht, megjithëse jemi në prag të dekadës së tretë të shkeullit 21, bota po përjeton atë që sipas Hobsit mund të quhet si „shekulli i gjatë i njëzetë“ dhe nga bota në të cilën secili fiton (bota „win-win“) kemi ardhur në atë që mund të quhet „bota e shumës zero“ („zero- sum world“) ose botë në të cilën dikush fiton, ndërsa dikush gjithsesi humbet. Për më tepër nuk mund të mos biem dakord me konstatimin e historianit të njohur të Harvardit Od Arne Vestad, i cili në gjurmët e asaj që pati shkruar në kohën e tij profesori i dëgjuar britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare Edvard H. Kar mbi botën mes dy luftërave botërore, pohon se nuk ekziston harmoni automatike mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë në çështjet ndërkombëtare, pa marrë parasysh se Lufta e Ftohtë ka tridhjetë vjet që ka përfunduar.
Kësisoj, megjithëse është krejt e qartë se nuk jetojmë më në botën unipolare, po ashtu edhe e qartë se nuk jetojmë as në një botë krejtësisht multipolare dhe çfarëdo reduktimi i ngjarjeve botërore në nevojën e natyrës njerzore që të gjitha gjërat të kuptohen dhe gjithçkaje t’i jepet njëfarë kornize më e gjërë dhe shpjegimi logjik, në botën që jetojmë ato shkojnë në dëm të gjendjes reale të gjërave. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vërtetë janë në procesin e rënies së fuqisë, por ato vazhdojnë të mbeten edhe më tej fuqia botërore udhëheqëse dhe fuqia e tyre akoma vazhdon të ndikojë fuqishëm në funksionimin e sistemit ndërkombëtar ose më mirë të themi në veprimtarinë e numrit më të madh të aktorëve të tij.
Marrëdhëniet serbo-amerikane 1987-2019: notim i gjatë kundër rrymës
Të gjithë këto ndryshime natyrisht që nuk kaluan pa dëme në këto territoret tona. Marrëdhëninet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkuan nga marrëdhënie të këqija drejt akoma më të këqijave, në mënyrë që të shkonin tërësisht në theqafje në kohën e bombardimit të vendit tonë në vitin 1999 dhe përsëri arritën pikën më të ulët në kohën e mbështetjes amerikane të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Si dhe përse erdhi puna në një situatë të tillë, kjo është histori e gjatë, por është fakt i pakundërshtueshëm se elitat tona udhëheqëse politike, në këto vitet kyçe të shndërrimit të sistemit ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë ato mes viteve 1989 dhe 1991/1992, në një masë të madhe arsyetuan gabimisht për atë se ku po shkonte bota.
Në mungesë të inteligjencës kontekstuale, si një prej shenjave kyçe të lidershipit të suksesshëm, nuk mund të pritej asgjë më e mirë.
Xhozef Naj, politikologu i njohur i Harvardit, e përcakton inteligjencën kontekstuale si „kapacitët për të njohur prirjet dhe përballimin me ndërlikimet“. Sipas tij, tre shenjat dalluese të inteligjencës kontekstuale janë: 1). kuptimi dhe njohja e mjedisit që ndryshon; 2). aftësia për ta kapitalizuar prirjet („formësimi i fatit personal“); 3) përshtatja e stilit dhe e kontekstit me nevojat e ndjekësve. Pa marrë parasysh synimet jo bash më miqësore të palës tjetër dhe të gjitha ato padrejtësi që na janë bërë gjatë këtyre tridhejtë viteve, kjo, „nëna e të gjitha gabimeve tona“ për shtetet e vogla dhe të mesme, mund të jenë me pasoja të kobshme për përballimin e tyre me realitetin e politikës botërore.
Përkundër përparimit të padyshimtë që ka përjetuar njerëzimi në tridhjetë vitet e fundit, disa shtete, thënë në mënyrë Orvelliane, vazhdojnë edhe më tej të jenë më të veçanta se të tjerat. Në këtë kuptim, mësimet nga tridhjetë vitet e kaluara mund të jenë të dobishme për vendimmarrësit tanë politikë në një kohë mjaft interesante si kjo në të cilën aktualisht jetojmë, kur historia, ngadalë, por në mënyrë të sigurtë, përsëri po „ngjishet“ ndërsa kapaciteti njerzor për t’i kuptuar plotësisht ndryshimet, mbetet i kufizuar si përherë.
*Autorë: Dragan R. Simiç dhe Dragan Zhivojinoviç, profesorë të Fakultetit të Shkencave Politike-Beograd. Bbotuar në gazetën Danas.
**Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38