Flash News

KRYESORE

Trilogia Albanica e Stefan Çapalikut botohet në Francë

Trilogia Albanica e Stefan Çapalikut botohet në Francë

Trilogia Albanica është përmbledhja më e fundit me drama e Stefan Çapalikut, botuar në Paris nga Editions “L’espace d’un Instant”.

Në këtë libër përfshihen tri pjesë teatrore: “I’m from Albania” (monodramë), “Allegretto Albania” (komedi serioze) dhe “Made in Albania” (dramë), të përkthyera në frëngjisht nga Anna Couthures dhe me një parathënie nga Ardian Marashi.

Monodrama “I’m from Albania” është shkruar në vitin 2005 dhe është vënë në skenë nga Laboratori  Teatror X05 me regji nga Ema Andrea & Stefan Çapaliku, në interpretimin e Ema Andrea. Kjo monodramë u shfaq 21 herë në Tiranë, Elbasan, Durres, Korçe, Vlore, Shkoder si  dhe në Tetovë, Bitola, Ohër, Tuz, Braila, Bari, Paris.

Komedia serioze “Allegretto Albania” e pati premerën e vet botërore në vitin 2007 në Teatrin e Kombësive në Shkup me regji të Alfred Trebickës. Po këtë vit “Allegretto Albania” u shpall pjesa më e mirë e vitit nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Produksioni i dytë i kësaj komedie ndodhi një vit më vonë në Teatrin Kombëtar Shqiptar me regji të Altin Bashës. Në vitin 2009 simbas përkthimit të Marius Dobrescu u realizua versioni rumun në Teatrin “Odeon” të Bukureshtit me regjinë e Cristian Dumitru. Në vitin 2010 “Allegretto Albania” përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në bienalen e teatrit “New plays from Europë” në Wisbaden e Mainz të Gjermanisë, ku mori çminin e parë nga Forumi Ndërkombëtar I Kritikës. Më 2011 kjo pjesë u vu në skenë në Ambasador Theatër të Washington DC me regji nga Joe Martin dhe me përkthimin e prof. Mark Stringham. Më 2014 u realizua produksioni i pestë i saj në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi  me rregji nga Idriz Gjoka dhe me perkthimin e Agron Camaj.

Drama polifonike “Made in Albania” u shfaq për herë të parë në Prill të vitit 2016 në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë ndën regjinë e Altin Bashës dhe u shfaq 25 herë në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Tetovë, ku edhe mori çmimin si drama më e mirë në Festivalin Ballkanik të Dramës Nacionale.

 

Të fundit