Flash News

KRYESORE

Tripletë nga Messi, Barcelona shkatërron Mallorca-n

Tripletë nga Messi, Barcelona shkatërron Mallorca-n

Nëse skuadra jote ka një lojtar me emrin Leo Messi, zbrit në fushë pa merak. Ai do e fitojë vetë ndeshjen. Këtë fat e ka Barcelona, e cila sonte shijoi edhe një herë një klas të rrallë dhe një lojë super efikase nga sulmuesi argjentinas, i cili mposhti i vetëm Mallorca-n në La Liga 5-2.

Griezmann ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 7-të. Kur francezi shënon, mediat nuk kanë si e kritikojnë, kështu që pati edhe fat. Pas golit të tij nisi spektakli i Messit. Ai shënoi në të 17' dhe 41' dy gola thuajse identikë. Dy perlat e tij u ndanë në mes nga një gol i Mallorca-s me lojtarin Budimir (35').

Luis Suarez mbylli pjesën e parë me një gol tjetër, por Messi nuk kishte mbaruar. Budimir shënoi golin e dytë në të 64' si për ta nxitur argjentinasin, i cili shënoi edhe një gol tjetër, duke plotësuar tripletën personale të 35-të në karrierë (në kampionat).

Katalanasit tashmë janë me pikë të barabarta me Real Madridin ndjekës, por me një diferencë më të mirë golash.

Të fundit