Flash News

KRYESORE

Tristan ka tentuar të puthë Khloe-n pas tradhtisë dhe madje është 'përplasur' dhe me Kanye-n

Tristan ka tentuar të puthë Khloe-n pas tradhtisë dhe madje
Ka të reja sa i takon raportit të Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian. Sezoni i ri i "Keeping Up With Kardashians" është plot surpriza dhe ngjarje, të cilat nuk janë publikuar për publikun, deri tani në startimin e tij. Në premierën e episodit të ri të “Keeping Up with the Kardashians”, Khloe zbuloi se Tristan u përpoq që të lidhej sërish me të, duke i dërguar lule dhe mesazhe. Një natë para ditëlindjes së vajzës së tyre, Tristan madje shkoi shumë larg duke tentuar të puthë ish-partneren e tij dhe duke i kërkuar Khloe-s të pinin një gotë verë, mirëpo Khloe ka qenë e qartë dhe e prerë në përgjigjen e saj: “Ky është problemi me ty. Nuk mund të marrësh çfarë të duash.”
Por jo vetëm kaq. Mediat shkruajnë se Tristan është përplasur me Kanya West për një nga episodet e “Keeping up with the Kardashians”, i cili pretendonte se figura e tij kishte dalë shumë keq. Sipas Kanye-s, Tristan ishte inatosur në lidhje me mënyrën se si u portretizua në sezonin e fundit të “Keeping Up with Kardashians", sidomos për shkak të përdorimit të këngës “Runaëay” në trailerin e shoë-t.

Të fundit