Flash News

KRYESORE

Tristan Thompson bën postimin e parë pas tradhtisë, por fansat e kryqëzojnë

Nëse Tristan e ka dashur ndonjëherë kaq shumë famën tashmë e ka arritur por si një tradhtar. Për momentin është tradhtari më i urryer në botë pasi videot e tij teksa tradhtonte të dashurën shtatzënë, Khloe Kardashian, bën xhiron e botës. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tij, as kur në jetë erdhi vajza e tij, por mbrëmjen e së dieles basketbollisti ka postuar një foto në faqen e tij në Instagram. “Çfarë atmosfere! Fitore e mrekullueshme… Presim të radhës,”- shkruan Tristan në foton që ka postuar. Kaq ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë në komente kundër tij, duke shkruajtur se “Tristan di të luaje më mirë me femrat sesa basketboll”, apo dhe që “Provo të fitosh përsëri Khloe-n në vend të lojrave”.

WHAT AN ATMOSPHERE IN THE Q!! GREAT WIN #OnToTheNextOne

A post shared by Tristan Thompson (@realtristan13) on

Të fundit