Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Tritan Shehu: Kanabisi, “piramida”, ku i futi shqiptarët pushteti me krimin
Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu shkruan sot se deklaratat për luftën ndaj kanabisit dhe uljen e sasisë së mbjellë, janë vetëm ironi e qeverisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shehu shkruan se megjithë rënien e sasisë së kultivimit, kriminaliteti nuk është ulur, “dhe as trafiqet dhe pastrimi i parave”.
Sipas tij deklaratat e fundit të Ramës tregojnë edhe njëherë se mbushja e vendit me kanabis është bërë me lejen e atyre që duhet ta luftonin.
Ja postimi i Shehut në rrjetin social:
“IRONIA E FUNDIT E QEVERISE: KRYEMINISTRI DEKLARON SE KA BLLOKUAR KANABIZIMIN E VENDIT!!
Eshte e vertete se kete vit sasia e kanabisit te kultivuar eshte me e vogel nga ajo e dy viteve te fundit. Por kjo nuk ka ulur kriminalitetin, trafiqet dhe larjen e parave. Sic konfirmon edhe CIA, grupet kriminale te konsoliduara nga Kanabisi se fundmi po perhapen e cvendosen ne objektiva drejt trafikut te drogave te forta, te armeve etj.. PSE JO EDHE DREJT LIDHJEVE ME TERRORIZMIN!
ULJA E SIPERFAQES ME KANABIS KETE VIT, NUK I SHTON VLERAT QEVERISE, PERKUNDRAZI KONFIRMON PERFSHIRJEN E STRUKTURAVE SHTETERORE NE ATE AKTIVITET TE PALIGJSHEM.
Mbushja e vendit me Kanabis nuk mund te behej pa rolin “lider” e “perfitues” te atyre qe duhej ta luftonin, ne bashkepunim me krimin?!
Kjo qe nga hyrja ne vend e sasive masive te farerave, kultivimit te platacioneve te tera, punimeve teknologjike, magazinimit, qarkullimit te vlerave kolosale monetare, nje pjese e madhe e te cilave u perdoren per fitoren e Rilindjes etj.
Kur mund te “luftohet” kaq lehte sot pse u la te rritej deri ne kete derrexhe!?
TE HUMBURIT DHE SHPRESA JANE FSHATARET E THJESHTE:
Ata tashme mbasi shkaterruan dhe prodhimin bujqesor, moren fajde a kredi, paguan protektoret, jane futur ne “gropa” financiare me stokun e kanabist te fshehur diku, qe vazhdon te perdoret si mjet presioni mbi ta.
KETA JANE NJE GARANCI PER TE MOS RENE PERSERI NE KETE “PIRAMIDE”, KU I FUTI PUSHTETI ME KRIMIN!
Te shpresojme se kjo tragjedi e “orkestruar” te mos perseritet-sidoqofte per kete garanci mund te jene vete njerrezit e jo strukturat shteterore.”