Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu: Po trokasin gjyqet e komunizmit, Meta rrezikon të dënohet për agjitacion e propagandë

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ngre alarmin se kohërat e gjyqeve të komunizmit po rikthehen sërish ën Shqipëri, e kjo është diçka shumë e rrezikshme.

Ai është i shqetësuar se po kërkohet që të ringjallet Neni 55, megjithëse për momentin i pa shkruar ne Kod.

Shehu parashikon se me mënyrën se si po shkojnë punët, presidenti Ilir Meta rrezikon që të dënohet për agjitacion e propagandë.

Në një status në Facebook, ai bëri pyetjen nëse kjo është tragjedi apo komedi kjo?

Statusi

Të dyja se bashku u luajtën sot ne Komisionin e Ligjeve te atij çfarë mund te quhet “Parlament”, njëlloj si në proceset e dikurshme apo gjyqet ne Byronë Politike.

Meta kërkohet të dënohet edhe sepse në letrën që i dërgoi Kuvendit përdor shprehje “ironike e fyese” ndaj tij, u tha nga “prokuroret” aty!

Ju kujtohet dikur, kur arrestonin ndonjë “fajtor” për akuza te ndryshme, ne fund i fusnin edhe një tjetër, “agjitacion e propagande”, sipas Nenit 55 me nja 5 vite shtese brenda?!

Kështu po ndodh edhe sot, kur po kërkohet te ringjallet Neni 55, megjithëse për momentin i pa shkruar ne Kod.

Kohërat e gjyqeve te komunizmit, qofte edhe në Byronë Politike po na trokasin përsëri ne dere, edhe Neni 55 i gatshëm për tu shkruar, ne fakt si mentalitet e metodike kane ardhur, i pamë edhe sot.

Të fundit