Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu pyet Ramën: Kur ishte kaq e lehtë, pse e lejove për 3 vjet kanabisin?

Tritan Shehu pyet Ramën: Kur ishte kaq e lehtë, pse e lejove për

Përmes një statusi në rrjetin e tij social “Facebook” deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, lidhur me kanabizimin e vendit ku shkruan se në tre vjet Shqipëria u kthye në një “Republikë Kanabisi”.

Statusi i plotë KRYEMINISTRI E TE TJERE RETH TIJ PO BROHORASIN SOT: “Ne Shqiperi nuk po kultivohet me Kanabis”!!! Shpresoj qe kjo te jete e vertete, uroj me gjithe zemer per kete lajm shume te mire.

POR NUK MUND TE MOS TE PYES: Kur ishte kaq e lehte per tu bllokuar kjo veprimtari kriminale, pse u lejua qe Shqiperia per tre vite te kthehej ne nje “Republike Kanabisi”!? Ky kryeminister e keto struktura shteterore ishin edhe para tre viteve, kur kanabisi mbuloi vendin, duke e kthyer ate, ashtu si na quajten “Kolumbia e Europes”. DUHET TE JEMI TE SINQERTE ME OPINIONIN: Kjo nuk mund te ndodhte pa implikimin e Shtetit, i cili sot e “korregjoi” ne disa muaj.

Ishin strukturat e tij qe e stimuluan kete kriminalitet, ofiqaret e tij qe u muaren “haracin” fshatareve, te cilet tashme jane zhytur thelle ne “gropa” financiare. Ishin grupet kriminale te “licencuara” nga shtetaret, qe me arme ne dore terrorizonin njerrezit, vigjelonin platacionet me droge, e transportonin ate nen hunden e atyre qe duhej t’i ndalonin, ndanin fitimet me “shefat” e “boset”. Cili nga keta keqberes te vertete eshte ndaluar?

Nqs do me permendet ndonje emer fshatari gjynahqar do tju pergjegjem se kjo eshte Tragjiko-Komike! DHE DICKA SE FUNDMI: Ku jane “malet” parash te fituara nga kriminelet e shtetaret? E di qe pjesa e atyre e “luanit” eshte depozituar diku, nje pjese pret per tu investuar ne veprimtari te tjera kriminale, por pa dyshim nje pjese e madhe u “shpernda” ne kete fushate elektorale. KJO ESHTE E VERTETA E HIDHUR E KESAJ HISTORIE TRAGJIKE, PER TE CILEN UNE KAM SHKRUAR E FOLUR I PARI, QE PREJ DISA VITESH.

Të fundit