Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu: Rama kërcenoi Metën për aktin e Plotfuqishmërisë

Tritan Shehu: Rama kërcenoi Metën për aktin e

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Rama, i cili tha në emisionin “Zona Debat” në Klan Kosova se Presidenti Meta po vonon aktin e dhënies së Plotfuqishmërisë për mbylljen e marrëveshjeve me Greqinë. Sipas Shehut, deklarata e Ramës nuk ishte në kohën dhe në vendin e përshtatshëm.

“Z. Rama nga Prishtina na shpjegon pse i prishi per kater vite dhe pse po i “rregullon” sot maredheniet tona me Greqine; kjo mbasi dje “kercenoi” po prej aty Presidentin per aktin e Plotfuqishmerise!! Pyetja e pare eshte pse ky teatralitet rezervohet te behet nga Prishtina, kur festohet aty Pavaresia e Kosoves? “Shpjegime” te tilla mund te beheshin ne Tirane, ne Kuvend, ne Komisionin e Jashtem etj, ne vende te pershtateshme per te tilla diskutime. Se dyti per here te pare ai pranon se me koshience e vullnet i perkeqesoi keto maredhenie strategjike per Shqiperine....per te “bere presion” mbi Greqine!!!! Dhe tashti vendosi te rregulloje gjithecka...qe nga problemet iluzive te mbetura prej 1914-tes dhe deri te ato qe ai vete i krijoi qe nga 2010-ta!! Rol te madh prej “Zoti te Plotfuqishem” po i jep vetes Z.Rama...duke imituar te tjere autokrate. Por dhe ketu gabon, per shume aresye dhe ne kete “terren” ai nuk mund te krahasohet as me autokratet e kaluar e as te sotmit te Lindjes... Aq me pak me demokratet dhe Perendimoret kjo. Sidoqofte nqs e gjithe kjo “loje” nuk eshte nje “kakofoni” apo nje “cakordim” i ri mendimesh e idesh, dicka tjeter me e rrezikeshme fshihet nen ate!!” –shkruan Shehu në Facebook.

Të fundit