Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Tritan Shehu: Rama tallet me Gjirokastrën. Anuloi financimet për rrugën Kardhiq-Delvinë
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tallet me Gjirokastrën, për shkak se, sipas tij, ka anulluar financimin e lotit të shtatë të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Shehu shprehet se Rama po e çon në pafundësi ndërtimin e këtij aksi tepër të rëndësishëm, jo vetëm për qarkun e Gjirokastën, por për gjithë vendin.
“Talljet e Kryeministrit me Gjirokastren nuk kane fund! Anullohet financimi per lotusin e 7-te te Rruges Kardhiq- Delvine mbas shume trumbetimeve per avancimin e shpejte te saj (e nderprere prej vitit 2013), duke e cuar ne pafundesi perfundimin e ketij aksi shume te rendesishem jo vetem per ate Qark, por dhe ne rang vendi”, shkruan ndër të tjera ish deputeti i PD-së.
Sipas Shehut, katër lote të kësaj rruge janë përfunduar deri në vitin 2013, ndërsa shprehet se, Rama deklaroi që do të ndërtonte edhe dy të tjerë ‘para rreth një viti dhe të të 7-tit brenda një kohe të shkurtër’.
Ai thekson se për dy lotet e nisura së fundi kanë një vlerë spekulative financimi, rreth tre herë mbi ato të përfunduarat deri më 2013.
“Eshte per te shenuar qe deri me 2013 u perfunduan 4 lotuse te kesaj rruge. Rama me pompozitet deklaroi fillimin e dy lotusve te tjere para reth nje viti dhe te te 7-tit ne nje kohe te shkurter. Faktikisht dy lotuset e filluar se fundmi me nje vlere spekulative financimi reth 3 here mbi ato te perfunduara deri me 2013 jane pothuaj nderprere, sepse prej 6 muajsh nuk jane realizuar pagesat nga shteti kompanive”, shkruan Shehu.