Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu rihap debatin: Filmat komunistë të ndalohem me ligj!

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka rihapur debatin mbi filmat komunistë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu ka rikthyer vëmendjen te këta filma, teksa kërkon që të ndalohen. Shehu i referohet një ligji të fundit të Dhomës së Deputetëve në Itali, i cili ndaloi me ligj propagandën fashiste.

“Propaganda fashiste është vepër penale. Italia është një vend thellësisht demokratik, duhet të mësojmë nga ajo e nga familja jonë evropiane”, shkruan ndër të tjera Shehu.

Ja postimi i Shehut në rrjetin social:

“PROPAGANDA FASHISTE ESHTE VEPER PENALE!

Camera e Senati i Italise miratuan nje ligj per te ndaluar cdo propagande fashiste, te vjeter apo te re.

DHE NE DUHET TE BEJME TE NJEJTEN GJE NDAJ PROPAGANDES KOMUNISTE, E DALLUESHME KJO QARTAZI KUDO NE VENDIN TONE.

Komunizmi e fashizmi jane dy polet e nje te keqe te madhe, qe shpesh behen bashke, jane njelloj kriminale.

Eshte e pa lejueshme per nje vend demokratik, qe ka vuajtur kaq shume nga diktatura komuniste, te lejoje te mbushen mediat tona me filma, kenge e te tjera shfaqje ku i ngrihen lavde diktatures e Diktatorit.”

Të fundit