Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu: Thirrja për largimin e Bashës më ngjan me Plenumet e PPSH

Tritan Shehu: Thirrja për largimin e Bashës më ngjan me Plenumet

Tritan Shehu, në një intervistë për të përditshmen Panorama, është shprehur në lidhje me debatet e fundit në Partinë Demokratike; për humbjen dhe dorëheqjen e kryetarit, Lulzim Basha. Ish-kryetari i PD në njw pjesw tw viteve '90 ka thënë se thirrjet për largimin e Bashës pa të drejtë rikandidimi janë imitim i Plenumeve të Partisë së Punës.

Ngrirja e funksioneve është një formë e dorëheqjes me të drejtë rikandidimi, ka shtuar deputeti i zgjedhur i Gjirokastrës. Sa i takon datës së zgjedhjeve më 22 korrik, gjithaq e kontestuar nga kundërshtarët e Bashës, Shehu mendon se nuk ka pse humbet kohë.

Në intervistë ai është ndalur edhe te një analizë e shpejtë e humbjes në zgjedhje. Sipas tij, më 25 qershor, por edhe para kësaj date, ka patur blerje masive votash.

Të fundit