Flash News

KRYESORE

Tritol makinës në oborrin e shtëpisë, autorët ende të paidentifikuar

Tritol makinës në oborrin e shtëpisë, autorët ende

Policia e Tiranës ka bërë me dije se një sasi lënde plasëse është vendosur këtë të hënë në pjesën e pasme  të një mjeti në Yrshek.

Nga të dhënat e para raportohet se janë shkaktuar vetëm për dëme materiale, pasi ka shpërthyer një sasi e vogël e lëndës plasëse.

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës,  në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të  shtetasit L. Ç., ka shpërthyer  një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Të fundit