Flash News

KRYESORE

Tritol në banesën e punonjësit të policisë, zbardhen detajet e para

Tritol në banesën e punonjësit të policisë, zbardhen

I vihet gjatë natës një sasi eksplozivi banesës së një punonjësi të policisë në Krujë.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq në banesën e I. D. 52 vjeç. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk ka shpërthyer.

Njoftimi i plotë

Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.

Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal.

Të fundit