Flash News

KRYESORE

Trofeu i përket Sevilla-s, Interi del duarbosh nga Europa League

Trofeu i përket Sevilla-s, Interi del duarbosh nga Europa League

Përballja Sevilla-Inter në Finalen e Europa League ka dhuruar spektakël në në Këln, teksa spanjollët rrëmbyen trofeun prestigjoz.

Pjesëmarrja disa vjeçare tashmë në këtë kompeticion i dha përparësi Sevilla-s, teksa arriti të triumfonte ndaj ekipit italian me rezultatin e bindshëm 3-2.

Takimi nisi vrullshëm teksa Lukaku fitoi një penallti që në minutën e 5-të të cilën e shënoi vetë. Më tej ishte holandezi Luuk de Jong, i cili shënoi dy herë me kokë për të përmbysur rezultatin brenda pjesës së parë.

Interi gjeti rrugën drejt portës 3 minuta më vonë për të barazuar shifrat, me një gjuajtje me kokë të uruguajanit Godin.

Por ishte pjesa e dytë qe vendosi gjithçka, ku në minutën e 74-t një roveshatë e Diego Carlos, ndihmuar dhe nga një devijim i Lukakut çoi për herë të tretë mbas shpinës së Handanoviç topin, duke i dhënë Sevilla-s fitoren.

Sevilla mbyll me sukses këtë sezon duke thelluar rekordin në Europa League si ekipi që e ka fituar më shumë, plot 6 herë.

Të fundit