Flash News

KRYESORE

Trofeu ‘Pankina e Artë’, Allegri fiton për herë të tretë

Trofeu ‘Pankina e Artë’, Allegri fiton për herë

Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri ka marrë për herë të tretë çmimin "Pankina e Artë" për trajnerin më të mirë të Serie A për sezonin 2016-2017-të.

Allegri ishte në konkurrencë me Gian Piero Gasperini-n e Atalantës i cili ishte në vendin e dytë dhe Maurizio Sarri-n e Napolit në vend të tretë.

Tashmë 50-vjeçari barazohet me trajnerët Antonio Conte, Marcello Lippi dhe Fabio Capello, si fitues për herë të tretë të këtij çmimi.

Allegri udhëhoqi Juventusin në titullin e gjashtë kampion radhazi si dhe në triumfin e tretë radhazi në Kupën e Italisë.

Të fundit