Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Protesta, zgjedhje të parakohshme, vizita të rëndësishme të zyrtarëve të lartë amerikanë. Ky vit ka qenë mjaft i ngjeshur me zhvillime në rajon.
Politiko.al rendit disa nga zhvillimet më të rëndësishme që karakterizuan 2019-ën në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe në Preshevë.
Kosovë:
14 janar: Institucionet arsimore hynë në grevë për tri javë pasi kërkonin të ngritet koeficienti për paga për 30 për qind.
14 shkurt – Pas një takimi midis Delegacionit Shtetëror për Dialogun me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, u finalizua Platforma për Dialogun me Serbinë, e cila sipas palëve paraqet “unifikimin e qëndrimit të institucioneve dhe Delegacionit Shtetëror në raport me pozicionin e Kosovës në dialogun për njohje me Serbinë”.
9 prill – Kryeministri Haradinaj shkarkon ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal nga komuniteti serb, Ivan Teodosijeviq, vendim i marrë pasi “Teodosijeviq kishte shprehur gjuhë të urrejtjes dhe ka fyer viktimat e Reçakut”.
20 prill – Riatdhesohen nga Siria në Kosovë 110 shtetas të Kosovës.
19 maj – Në katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan) mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi kryetarët e katër komunave dhanë dorëheqje për shkak të tarifës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe.
11 qershor – Ish presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, vizituan Kosovën në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të vendit.
19 korrik – Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje për shkak se u thirr nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar për krime lufte.
26 gusht – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas dorëheqjes së Haradinajt shpalli 6 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
6 tetor – Mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në gjithë territorin e Kosovës, në të cilat parti fituese del Lëvizja Vetëvendosje (LV), e pasuar me një diferencë të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
12 nëntor – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takon në Paris presidentin serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të Forumit të Paqes së Parisit, forum i cili ishte inicuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për të diskutuar ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë.
26 nëntor – Me urdhër të presidentit të Kosovës, njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u nisën në Shqipëri për të ndihmuar në zonat e dëmtuara nga tërmeti.
10 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i përgjigjet thirrjes nga Gjykata Speciale në Hagë ku shkoi dhe u intervistua, duke e quajtur këtë si “moment vendimtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Ngjarjet në Maqedoninë e Veriut
6 shkurt - Në selinë e NATO-s në Bruksel u nënshkrua Protokolli për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.
7 maj - Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, Papa Françesku vizitoi Shkupin gjatë të cilës takoi presidentin e atëhershëm, Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev ndërsa në meshën e mbajtur në sheshin “Maqedonia” dërgoi mesazhe të paqes dhe bashkëjetesës.
4 tetor - Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo vizitoi Maqedoninë e Veriut, ku në qytetin e Ohrit takoi zyrtarët e shtetit. Pompeo ishte sekretari i parë amerikan që viziton vendin që nga viti 2001 dhe përshëndeti angazhimin e vendit për integrimet në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO.
17 tetor / 18 tetor - Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, në një takim dy-ditor në Luksemburg mori vendim kundër fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të kundërshtimit të Francës.
19 tetor - Pas vendimit për mosfillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zoran Zaev propozoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas së cilës presidenti Stevo Pendarovski inicoi takim me liderët e partive politike, duke u pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 12 prill të vitit 2020.
10 nëntor - Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilluan një takim rajonal në Ohër, iniciativën e ashtuquajtur “mini-Schengen”, për të diskutuar përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit.
20 nëntor - Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll, si pjesë e Ligës së Kombeve të UEFA-s, arriti të renditet në krye të tabelës në Grupin 4, duke hapur rrugën për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.
Në Malin e Zi
1 mars: Mali i Zi miraton protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
3 mars: Partitë politike shqiptare bashkohen në koalicionin “Malësia na Bashkon”, me kryetar Nik Gjeloshaj dhe fitojnë për herë të parë komunën e Tuzit.
9 maj: Gjykata në Podgoricë, shpall fajtorë dhe i dënoi më 69 vjet e shtatë muaj heqje lirie, 14 persona të akuzuar për një përpjekje për grusht shteti në prag të zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2016, në Mal të Zi. Ata u akuzuan si nacionalistët serbë dhe rusë për komplot për të pushtuar parlamentin dhe për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviç si dhe për të vendosur një udhëheqje pro-ruse në Mal të Zi.
7 Qershor: Ndeshja e futbollit Kosovë-Mali i Zi (1-1) shoqërohet me debate politike. Ndeshja u bojkotua nga përfaqësuesit e Malit të Zi me prejardhje serbe.
9 qershor: Presidenti Milo Gjukanoviç akuzon Kishën Ortodokse Serbe (KOS) se po përpiqet të ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në Mal të Zi. Ai deklaronte se do ta ripërtërijë Kishën Ortodokse pa marrë parasysh nëse i pëlqen dikujt kjo ose jo.
24 korrik: Pas dy vitesh anëtarësimi, nënshkruhet deklarata për integrimin e plotë të Malit të Zi në NATO.
9 shtator: Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer vizitë në Podgoricë. Ai tha se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm shumetnik në rajon dhe se "nuk është rastësi” që Mali i Zi është shteti i parë që ai viziton pas emërimit.
4 tetor: Mike Pompeo viziton Malin e Zi, si i pari sekretar amerikan i shtetit që kur ky vend shpalli pavarësinë 13 vjet më parë. Ai përshëndeti shtimin e kontributit të Podgoricës në misionin e NATO-s në Afganistan.
18 nëntor: Autritetet e Malit të Zi gjobisin ish sportistin shqiptar, Irfan Domnorin pasi valëviti në publik flamurin shqiptar gjatë festimeve në “ditën e gështenjës”, që mbahet tradicionalisht në Ostros të Krajës. Kjo ngjarje shkaktoi shumë debate dhe reagime.
23 nëntor: Qeveria miraton projektligjin për simbolet kombëtare, përfshirë edhe përdorimin e flamurit shqiptar lirshëm në publik.
Preshevë
6 janar: Liderët e Luginës i dërgojnë letër BE-së dhe Hashim Thaçit, pasi insistojnë të përfshihen në dialogun Kosovë – Serbi.
26 shkurt: Presidenti Hashim Thaçi tha se nëse marrëveshja me Serbinë nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai do të japë dorëheqjen, për ta dërguar atë në referendum.
9 Prill: Debate për heqjen e qytetarëve shqiptarë në regjistrin civil, nga ana e policisë serbe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, nga përfaqësuesit politik dhe institucional
1 korrik: Projekt-rezolutë në Kuvendin e Kosovës që çështja e Luginës së Preshevës të bëhet pjesë e përhershme e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
4 korrik: Gjatë një vizite në Luginën e Preshevës, Ligjvënësi amerikan Eliot Engel tha se është kundër idesë për shkëmbim territoresh dhe se sipas tij përpjekjet duhet të përqendrohen në arritjen e një paqeje afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
26 gusht: Ana Bërnabiç dhe Zoran Zaev lëshuan në përdorim sistemin e përbashkët të kontrollit të kalimtarëve dhe mallrave në pikën kufitare Preshevë – Tabanoc. Që prej gushtit, kontrolli bëhet vetëm në pikën kufitare të Preshevës.
25 tetor: Një delegacion nga Lugina e Preshevës në Berlin për të lobuar te qeveria gjermane për përfshirjen e pakicës shqiptare në dialogun Kosovë-Serbi.
28 nëntor: Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë për të realizuar të drejtat e tyre, përfshirë edhe subjektete politike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38