Flash News

KRYESORE

Tronditet Durrës/ 8-vjeçarja përdhunohet në grup dhe lidhet në ambientet e shkollës, policia fsheh ngjarjen

Tronditet Durrës/ 8-vjeçarja përdhunohet në grup dhe

Një ngjarje e rëndë e shënuar në Durrës ka tronditur sërish opinionin publik. Pas rastit të Kavajës, një tjetër vajzë minorene është përdhunuar në ambientet e shkollës 9-vjecare “Myslim Hida” në fshatin Arapaj në Durrës.

Deri tani policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar, një 16-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer aktin e përdhunimit në katin e katërt të shkollës me bashkëmoshatarë të tjerë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur tri javë më parë, por policia e ka mbajtur të fshehtë.

Bëhet me dije se vajza është gjetur nga mësuesit, dyshohet e lidhur nga djemtë pjesëmarrës në përdhunimin e së miturës.  Më pas ata kanë denoncuar në polici, por kjo e fundit nuk e ka bërë publike ngjarjen, pas kërkesës së prindërve të 8-vjeçares.

Deri tani janë shoqëruar një grup djemsh të zonës, ndërsa vetëm një 16-vjeçar është arrestuar. Madje, edhe gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ ndaj tij në fshehtësi të plotë.

Të fundit