Flash News

KRYESORE

Tronditet Lezha, vriten dy persona me armë zjarri

Tronditet Lezha, vriten dy persona me armë zjarri

Dy persona në moshën 60-vjeçare u gjetën të pajetë në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë pasditen e të hënës.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Lezhës raportohet se dy personat e gjetur pajetë janë shtetasit me inicialet P.S. dhe K.M.

Policia raporton se të dy dyshohet se kanë humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.

Ndërkohë, raportohet gjithashtu se disa persona janë shoqëruar pasi dyshohet se mund të kenë dijeni për vrasjen e dy 60-vjeçarëve në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë.

Të fundit