Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
“Tronditet” Reali, Sergio Ramos kërkon largimin. Kinezët “e mbulojnë në ar”
Nga Spanja vijnë konfirmime pas zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit, që pas përfundimit të sezonit të rregullt të La Ligës.
Sergio Ramos kërkon të largohet nga Reali i Madridit dhe sipas “El Chiringuito TV”, qendërmbrojtësi është takuar madje edhe me presidentin e klubit madrilen, Florentino Perez, për t’i kërkuar jo vetëm largimin, por edhe lirimin me parametra zero.
Aktualisht, nëse për Sergio Ramosin do të interesohej një ekip tjetër evropian, klauzola për prishjen e kontratës me ekipin “Los Blancos” është 800 milionë euro.
I ardhur në vitin 2005 nga Sevilla, lamtumira e tij pas 14 vitesh me fanellën “merengues” do të ishte e bujshme, aq sa për këtë çështje është organizuar edhe një takim emergjent mes lojtarit, vëllait agjent Rene Ramos, avokatit të mbrojtësit Julio Senn, si dhe presidentit Perez.
Nga takimi “kokë më kokë”, Ramos, një nga më të mirët në qarkullim në ditët e sotme, pavarësisht karakterit të vështirë dhe shpeshherë polemizues të tij, ka kërkuar “kartën e bardhë” për të provuar një tjetër eksperiencë në Kinë, nga ku thuhet se ka ardhur një ofertë “e parefuzueshme”.
Në fakt, ditët e fundit është folur për një interesim të Juventusit, falë sponsorizimit nga ish-shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, por tashmë duket qartë se pas dëshirës së Ramos për të lënë Spanjën fshihet “lumi” i parave kineze.