Flash News

KRYESORE

Tronditet Rrësheni, vriten me armë zjarri motër e vëlla

Tronditet Rrësheni, vriten me armë zjarri motër e vëlla

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Rrëshenit.

Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Kodër Rrëshen me armë zjarri.

Mësohet se viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit, nga ku është konfirmuar se bëhet fjalë për vëlla e motër.

Ndërkohë policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.

Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjeherë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Të fundit