Flash News

KRYESORE

Tropojë/ Gjykata lë në burg 3 të arrestuar, sulmuan KZAZ

Tropojë/ Gjykata lë në burg 3 të arrestuar, sulmuan KZAZ

Gjykata e Tropojës vendosi që të lërë në burg 3 persona të arrestuar se shqyen derën e KZAZ-së për të marrë materialet e votimit.

Në qeli do të vazhdojnë që të qëndrojnë Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj. Ata akuzohet se pasi dëmtuan KZAZ dhe u përplasën me policinë, morën materialet zgjedhore, të cilat më pas i hodhën në rrugë. Gjykata vendosi që të lërë të lirë 4 protestues të tjerë.

Ngjarja ndodhi më datë 18.06.2019 në KZAZ Nr. 09, Bashkia Tropojë, tek Muzeu Historik. Mbas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë 7 persona.

Të fundit