Flash News

KRYESORE

Tropojë, qëlloi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohet autori

Tropojë, qëlloi me armë zjarri një 35-vjeçar,

Një 35-vjecar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti çasti në Tropojë. Ngjarja ka nodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Babinas, ndërkaq policia ka identifikuar si autor ngjarje A.H. 38-vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, 35-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Gjakovës, ndërkaq policia ka arrestuar dhe më pas shoqëruar në komisariat autorin.

Njoftimi i plotë:

Tropojë

Plagosi me armë zjarri 35 vjeçarin, por falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Tropojës autori i dyshuar i plagosjes.

Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit