Flash News

KRYESORE

Trudeau: Kemi të dhëna se Irani ka rrëzuar avionin ukrainas

Trudeau: Kemi të dhëna se Irani ka rrëzuar avionin ukrainas

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau akuzoi Iranin se ka rrëzuar avionin ukrainas në të cilin udhëtonin 176 persona, mes tyre 63 kanadezë.

“Qeveria ime ka të dhëna nga shumë burime që Irani e ka rrëzuar avionin ukrainas”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai ditën e djeshme u zotua se do të zbulojë të vërtetën për këtë incident.

Më herët në mediat amerikane u publikua një lajm ku raportohet se zyrtarët amerikanë besojnë se avioni ukrainas me 176 njerëz në bord që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit, u godit gabimisht nga një raketë iraniane.

Të fundit