Flash News

KRYESORE

“Truk për të mbyllur skandalin me djalin e deputetit”, Taulant Balla i përgjigjet PD

“Truk për të mbyllur skandalin me djalin e deputetit”,

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla i përgjigjet Partisë Demokratike, lidhur me arrestimin e djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Në një deklaratë për mediat, PD e cilësoi një truk dhe hile arrestimin e të riut Ruzhdi Rraja, pasi kërkon të mbyllë skandalin e djalit të deputetit të akuzuar për dhunim ndaj Xhisiela Malokut dhe se bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen.

Balla reagon pas deklaratës së PD, duke theksuar se qëllimi i tyre është vetëm politika dhe jo vajza.

Reagimi i plotë:

E përshëndes deklaratën e partisë babalokraktike (PD), sepse nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin e tyre që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me mua dhe Partinë Socialiste!

E di që prej vitesh tashmë jam halë në sy për Saliun, Lulin dhe ca shërbëtorëve ordinerë të tyre, se të them të drejtën ka edhe deputetë të PD që janë njerëz normalë.

Nuk më çudit asgjë që ata thonë, bëjnë, nxisin, thurin apo inskenojnë për të më baltosur e cënuar mua. Siç në fakt ishte shpifja e radhës në qershor me paratë e kapura nga Policia e Shtetit, kur në fund i humbur doli Lulzimi e të cilit do t’i duhet të paraqitet më datë 10 Tetor në Gjykatë si i akuzuar.

Por kjo deklaratë sot më ka çuditur pak se është e gjitha në mbështetje të qasjes sonë dhe deklarata konfirmon se Luli dhe PD vajzën e dhunuar e duan thjeshtë mish për top në luftën politike!

Mezi po pres që Prokuroria të fillojë hetimin mbi kallëzimin e depozituar prej meje javën e shkuar dhe të thërrasë edhe të kallëzuarin kryesor, Lulzimin! Jam i sigurtë që rezultatet do të jenë të shpejta dhe se regjizori Lulzim bashkë me aktorin e radhës së Babale 2 do të japin llogari para drejtësisë.

Sa për Saliun atë e ka kallzuar koha dhe s'ia vlen të merremi me të në këtë rast.

Të fundit