Flash News

KRYESORE

Trump: 100 milionë dollarë ndihma mjekësore për Italinë

Trump: 100 milionë dollarë ndihma mjekësore për Italinë

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë pajisje mjekësore për luftimin e pandemisë së coronavirusit në Itali dhe më vonë në Francë dhe Spanjë.

Trump, duke folur në konferencën e tij të përditshme nga Shtëpinë e Bardhë, tha se një sasi e madhe ishte destinuar për Italinë, e cila ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

"Ne do të dërgojmë pajisje mjekwsore me vlerë prej afro 100 milion USD në Itali," tha Trump.

Trump është kritikuar për një reagim fillestar të ngadaltë nga qeveria federale ndaj përhapjes së pandemisë që tani po përshpejton në Shtetet e Bashkuara.

Gjendja e vështirë në spitalet në Nju Jork dhe gjetkë zbuluan një sistem shëndetësor të papërgatitur me furnizime themelore siç janë maskat për fytyrën, si dhe pajisjet për shpëtimin e jetës si respiratorët.

Të fundit