Flash News

KRYESORE

Trump cilëson ”mjaft të rrezikshme” marrëdhëniet me Rusinë, pritet të ashpërsojë sanksionet ekonomike

Trump cilëson ”mjaft të rrezikshme” marrëdhëniet

Presidenti amerikan, Donald Trump e cilësoi sot “mjaft të rrezikshme” gjendjen e marrëdhënieve me Rusinë duke fajësuar Kongresin, që pritet të ashpërsojë sanksionet ekonomike kundër Moskës.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë në nivelin më të ulët historik dhe mjaft të rrezikshme. Ju mund t’i thoni faleminderit Kongresit, të njëjtëve persona që u shfaqën të paaftë të na jepnin një mbulim shëndetësor”, shkroi ai në Twitter.

Donald Trump dekretoi dje sanksione të reja të miratuara me një shumicë të theksuar nga ana e parlamentarëve amerikanë për të ndëshkuar Moskën veçanërisht për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe rolin e saj në Ukrainë.

Por presidenti u dallua gjithashtu në kritikat ndaj një ligji “me shumë të meta”. Ai është angazhuar deri më tani por pa sukses, në një përballje me Kongresin, megjithëse i kontrolluar nga kampi i tij republikan, për t’iu rithyer Obamacare, reformës së sistemit të shëndetësisë miratuar nga administrata e mëparshme demokrate.

 

 

Të fundit