Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Trump dërgon ambasadorin gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Thaçi: Lajm i mirë edhe për rajonin
Presidenti i Kosovës ka përshëndetur emërimin e ambasadorit Richard Grenell si të dërguarin e Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
Richard Grenell është ambasadori i SHBA në Gjermani, dhe pritet që të drejtojë përpjekjet e SHBA-së, për të asistuar në arritjen e një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky emërim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm.
Tash jemi edhe më konfident në procesin e dialogut dhe në mundësinë që të arrijmë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, dhe kështu ta përmbyllim konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë.
Ky është lajm i mirë edhe për rajonin si dhe të gjithë ata që angazhohen për paqe të qëndrueshme, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjitha shtetet në Europën Juglindore.
E kemi thënë gjithmonë dhe besojmë gjithmonë se jemi me fat që kemi përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Thaçi në një reagim të tij në rrjetet sociale.